Moderatori Alfred Lela, nga emisioni i tij “PolitikOn” në Ora News i është drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha me një pyetje që do të ripërsëritet në të gjitha puntatat e emisionit derisa të marrë përgjigje, “A ishte maji i 2017-s hera e fundit që listat e kandidatëve për deputetë në PD i bën kryetari?”.
Lela, për këtë pyetje mori shkas nga deklarata e Bashës para zgjedhjeve të 2017-n, se do të ishte hera e fundit që listat do të dorëzoheshin nga kryetari. Mirëpo edhe në zgjedhjet e 25 prillit, ishte po Basha që lexoi listën e kandidatëve për deputet. Ndaj moderatori Lela i bën një tjetër pyetje Bashës, nëse para 1 muaji në platformën Zoom i ka fikur ai apo tekniku mikrofonat e anëtarëve të kryesisë, duke lexuar listën e tij të kandidatëve, pa i lënë anëtarët të shprehin mendimin.
None found
Zotimi i Bashës në maj të 2017-s:
“Fuqizimi i anëtarit do të thotë një anëtar një votë, siç u shpreha kur dorëzova listën e anëtarëve. Kjo do të jetë hera e fundit që lista dorëzohet nga kryetari. Dhe që këtej e tutje do të jetë produkt i një procesi transparent, gjithëpërfshirës dhe me standarde dhe konkurrues për të evidentuar me votën e çdo anëtari të partisë demokratike më të mirët dhe për t’u bashkuar rreth tyre në betejë”, deklaronte Basha në fjalët e tij para zgjedhjeve të katër viteve më parë, në maj të 2017-s.
Pyetjet e Alfred Lelës në intervistën pa të ftuar për Lulzim Bashën:
“Kjo është një deklaratë e zotit Basha në maj të 2017-s. Zoti Basha u betua se do të jetë hera e fundit që është kryetari që i bën listat. Jam i detyruar ta bëj këtë intervistë pa të ftuar dhe ta pyes zotin Basha pa qenë këtu sepse unë që nga fillimi i emisionit, nga shtatori personalisht dhe nëpërmjet disa kanaleve të tjera të komunikimeve i kam kërkuar zotit Basha të ulet me mua për një intervistë dhe muaj më vonë ende asnjë përgjigje. Duke nisur nga ky emision, unë do i bëj një pyetje zotit Basha në intervistën pa të ftuar, ndoshta do ta shtrij dhe me personazhet e tjerë politikë, ose jo.
Pyetja lidhet me atë që kryetari i PD-së ka deklaruar në 2017-n që është hera e fundit që listat në PD i bën kryetari. Kur keni shpallur listat e kandidatëve për deputet para 1 muaji në platformën Zoom a i keni fikur ju ose tekniku mikrofonat e anëtarëve të kryesisë dhe a keni bërë gjë tjetër veçse keni lexuar listën tuaj të plotë, të kandidatëve për deputetë pa lënë askënd të protestojë, të japë mendimin duke u hequr të drejtën anëtarëve të kryesisë që të japin mendimet e tyre? Dhe duke kujtuar majin e 2017-s, a ishte kjo hera e fundit që listat në PD i bën kryetari, apo çfarë? Unë ju pres në studio dhe ju bëj shumë të fala”.
Deputetët sot votuan rendin e ditës me katër ligjet në fushën e arsimit dhe aktiviteteve hulumtuese-shkencore në seancën e 116-të…
Me mbështetje teknike nga Bashkimi Evropian, Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale ka përfunduar me sukses Studimin e parë…
Efi Dhedhes ka ndarë me ndjekësit një reflektim personal, duke treguar një anë më të ndjeshme të saj. Përmes një…
Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në…
Jasmin Kadriu ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në TikTok, pasi ka zbuluar një detaj rreth pamjes së saj që shumë…
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, është kthyer sot prapa nga Qendra e Klinike Universitare pa…