Categories: Uncategorized

Kush është “puçisti” i 4-ët i Albcontrol?! Gjykata i lë detyrë prokurorisë: Gjejeni!

Të tre të dyshuarit për shpërdorim detyre në bashkëpunim e kanë mohuar rolin e tyre organizues për të bllokuar fluturimet në Aeroportin “Nënë Tereza”. Ndërkohë, nga kqyrja e mesazheve të lexuara në seancën me dyer të mbyllura del urdhri i një personi të katërt i cili shkruan “ bllokoni kullën”. Gjykata ka pyetur tre të dyshuarit se kush është ky person.

“Është shtetasi K.D dhe është kontrollor në AÇ/ APP që është salla për menaxhimin e trafikut ajror”, mësohet të kenë thënë në këtë seancë tre të dyshuarit.

Të lidhura

None found

Sipas burimeve gjykata i ka lënë detyrë urgjente prokurorisë ta identifikojë këtë person dhe ta vendosë përpara përgjegjësisë

Për të dyshuarën e parë Flora Ndreca, prokuroria kërkoi në seancë masën e arrestit shtëpiak dhe kjo kërkesë u pranua.

Gruaja ka shpërthyer në lot dhe tha se i kishte falur jetën detyrës që kryente.

“Kam një fëmijë të vogël. I kemi dhënë ALBKONTROL-it jetën, por dhe kemi marrë prej tij” u shpreh Ndreca sipas të cilës nuk ka kryer asnjë akt të kundraligjshëm sa kohë sipas saj ishin të stresuar

Por gjykata ka komentuar: “Edhe ne jemi të stresuar nga vettingu, por nuk e braktisim detyrën. Përse nuk paralajmëruat për veprimet që do të kryenit dhe përse pas një viti konflikt ju u stresuat të gjithë në të njëjtën ditë?”

Dy të dyshuarit e tjerë Muhin Mezini dhe Armando Fezga të cilët përfunduan nën masën arrest me burg dhe që dyshohen si më kryesorët, pretenduan se ishin aktivë në komunikimet në “whats up” për shkak të rolit drejtues në sindikatën e pavarur të kontrollorëve të trafikut ajror

Armando Fegza, këmbënguli dhe kujtoi se është Kryetar i Sindikatës dhe se kishte porositur dhomat për të pushuar stafi i kontrollorëve nga fondi i Sindikatës dhe jo nga xhepi I tij. “Ne vendosëm të pushonim aty në hotel pasi ishim të stresuar” , këmbënguli Fezga që u mbështet edhe nga kolegu tjetër

Muhin Mezini mësohet të ketë thënë se atyre u ka ndryshuar jeta pasi nga paga prej 3 milionë e 600 mijë lekë marrin 1 milionë e 900 mijë lekë.

“Nuk e kemi organizuar ne, – këmbëngulën të dyshuarit,- mesazhet që keni kapur në telefon janë shkruar pasi kemi detyrën e kryetarit dhe sekretarit të sindikatës”

Por pavarësisht këtij qëndrimi, gjykata vendosi masën arrest me burg duke i lënë detyrë prokurorisë të gjejë kontrollorin e katërt, shkruan faxweb.

Kurse Ndreca përfitoi nga fakti se ishte nënë e një fëmije të vogël dhe duhet të qëndronte pranë të miturit.

të fundit

Ish-banorja e BBVA shtatzënë? Armela Hyseni “çmend” rrjetin: Ndonjëherë jeta të surprizon

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Armela Hyseni, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale. Ajo ka…

10 minutes ago

Franca bën thirrje për përfshirjen e Kinës në hapjen e ngushticës së Hormuzit

Franca ka bërë thirrje për përfshirjen e Kinës në hapjen e ngushticës së Hormuzit. Duke folur në forumin e sigurisë…

39 minutes ago

Qeveria ndan 203 milionë lekë nga buxheti i vitit 2026 për të mbështetur financiarisht komunitetet fetare! Ja sa ka përfituar secili

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për përcaktimin e masës së financimit nga buxheti i vitit…

1 hour ago

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes, ja nga kush zëvendësohet

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Andrea Shllaku është liruar ditën e sotme nga detyra. Në këtë detyrë është emëruar Pranvera Skana. Ky…

2 hours ago

Zbuloni kush u zgjodh lideri i fundit për këtë sezon të 5 të “Big Brother VIP”, ja çfarë avantazhi do ketë…

Ditën e sotme është zgjedhur lideri i fundit i këtij sezoni të pestë të “Big Brother VIP”. Banorët kanë votuar…

2 hours ago

Ambasada amerikane: Grupet e lidhura me Iranin mund të godasin në Shqipëri! Kujdes në zona turistike, qendra tregtare, hotele e lokale

Mesazhi i Ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundeshme të grupeve të lidhura me regjimin e Teheranit. “Grupet e…

2 hours ago