Categories: Uncategorized

Vendet që nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus, mes tyre edhe dy nga Evropa

Derisa numri i të infektuarve në mbarë botën i ka kaluar 3.5 milionë, ekzistojnë ende disa vende që nuk kanë raportuar ende as edhe një rast me COVID-19.

Lista:

Të lidhura

None found

Korea e Veriut

Me gjithë dyshimet e forta, për faktin se ndodhet në kufi me Kinën, ndër shtetet më të goditura nga coronavirusi, mbetet partneri i saj kryesor tregtar. Ndërsa ky kufi tokësor është mbyllur që nga janari, mallrat janë sjellë ende nga deti.

Ekspertët janë shprehur për Associated Press se regjimi i Koresë së Veriut ka të ngjarë të gënjejë për mungesën e infeksioneve.

Turkmenistani

Nuk ka raportuar deri tani asnjë rast të prekur. Ministri i Jashtëm Rashid Meredov tha në një konferencë se të dhënat e saj zyrtare janë të vërteta dhe vendi “nuk fsheh asgjë”, sipas Reuters.

Ministri i shëndetësisë Nurmukhammed Amannepesov tha në të njëjtën konferencë se kombi i Azisë Qendrore kishte në dispozicion 30,000 teste dhe po porosiste 40,000 të tjerë nga Rusia, Turqia dhe Gjermania.

Lesoto

Vetëm një vend afrikan, Lesoto, nuk ka konfirmuar ende një rast të coronavirusit, edhe pse kombi është bllokuar nga Afrika e Jugut, që deri tani ka patur 6.000 raste dhe mbi 100 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Qeveria mbylli kufijtë në mes të marsit dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare menjëherë, në përpjekje për të mbajtur jashtë çdo rast të mundshëm. Që nga 1 maj, ministria e shëndetësisë e vendit raportoi 31 raste të dyshuara me COVID-19 , por rezultuan negative, shkruan global news.

Oqeania

Dhjetë kombet ishullore në Oqeanin Paqësor janë deri tani të lirë nga coronavirusi, së bashku me ishujt Cook, i cili teknikisht është pjesë e Zelandës së Re, por ka ende qeverinë e tij autonome.

Kombet e tjera – Kiribati, Ishujt Marshall, Mikronezia, Nauru, Palau, Samoa, Ishujt Solomon, Tonga, Tuvalu dhe Vanuatu , që vendosën disa nga kufizimet më të ashpra të udhëtimit në botë qysh në shkurt.

Ishujt janë destinacionet kryesore turistike, që do të thotë që kufijtë duheshin mbyllur shpejt për të shmangur përhapjen e virusit.

Antarktida

Antarktida mbetet kontinenti i fundit në Tokë pa raste me coronavirus.

Territore të tjera: Sipas Reuters, territoret e tjera që janë nën juridiksionin e vendeve më të mëdha i kanë shpëtuar coronavirusit:

Evropë: Ishujt Svalbard dhe Jan Mayen

Amerika Latine: Ishulli i Bouvet, Xhorxhia Jugore dhe Ishujt Sandëich

Afrika: Territori Britanik i Oqeanit Indian, Territoret Franceze Jugore, Shën Helena

Oqeania:

Samoa amerikane

Ishulli i Krishtëlindjes

Ishujt Cocos (Keeling)

Ishujt Heard

Niue

Ishulli Norfolk

Pitcairn

Tokelau

Ishujt e Vogël largët të Shteteve të Bashkuara

Ishujt Wallis.

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

4 hours ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

4 hours ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

4 hours ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

4 hours ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

4 hours ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

4 hours ago