82-vjeçarja Jane Fonda ishte në kopertinën e Revistës Elle për këtë muaj dhe as për aktrimin e as për paktin që ka bërë me rininë e përjetshme. Ishte për çështjet e mjedisit, aktivitet që i ka sjellë jo pak probleme, por që as s`i shikon si të tilla. As katër arrestimet që iu bënë dhe as kur iu desh të kalonte një natë në qeli.
Fonda thotë në intervistë se ajo shpesh ndihej e pasigurt për veten dhe preferonte të ndiqte të tjerët, deri kur u bë aktiviste e mjedisit dhe organizoi protestat që e çuan në qeli.
None found
“Jam ndjerë gjithmonë si nxënëse. Kjo është hera e parë që ndihem lidere”.
Po si e përshkruan natën në burg?
“Jam e bardhë, jam e famshme dhe mendoj se urdhërat erdhën nga prokurori i përgjithshëm për të më trajtuar butë”.
Jane Fonda rrëfen natën që kaloi në qeli
Megjithatë Jane tregon se s`është e lehtë të kalosh natën në burg kur je në të 80-tat. Ajo përdori pallton e saj të kuqe për t`u shtrirë dhe arriti të flinte përmes tingujve të të burgosurve të tjerë, që bërtisnin dhe tundnin hekurat e qelive të tyre.
Jane planifikoi një ndërprerje dy-vjeçare nga aktrimi për t`u marrë me klimën dhe mjedisin.
“Unë jam 82 vjeç dhe kjo është shumë e dobishme në këtë rast sepse njerëzit thonë:” Zot, epo nëse ajo mund ta bëjë këtë, edhe unë mund ta bëj”, thotë Jane Fonda për vendimin e saj.
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot realizoi një takim pune me përfaqësuesen e UNICEF‑it, Lesli Miller, në të cilin u…
Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin i cili ndodhi reth orës 15:15, në liqenin e Komanit,…
Kapiteni i Real Madridit, Federico Valverde, ka refuzuar disa oferta nga klube të tjera gjatë kësaj vere, pasi dëshiron të…
Një refugjat palestinez, gruaja e tij dhe vajza e tyre adoleshente janë tre anëtarët e familjes që humbën jetën në…
Universiteti i Harvardit ka arritur një marrëveshje prej 53 milionë dollarësh për t’i dhënë fund një sërë padish të ngritura…
Italia po përballet me një valë të re vrasjesh të grave, me gjashtë viktima të vrara nga partnerët ose ish-partnerët…