Një burrë i martuar në Britani po përballet me një telash të dyfishtë nga koronavirusi: ai i kishte thënë të shoqes se do të shkonte për një rrugëtim pune brenda vendit, kur në fakt kishte udhëtuar fshehurazi me të dashurën në Itali, ku dhe janë infektuar.
Ai është detyruar t’i tregojë punonjësve të shëndetit publik se ku e kishte marrë virusin vdekjeprurës. Pacienti, emri i të cilit nuk u bë i ditur, u paraqit në spital me simptoma të sëmundjes dhe pas analizave, rezultoi pozitiv me Covid 19.
Ai ndërkohë nuk ka pranuar të tregojë emrin e gruas që e ka shoqëruar, ndërsa e shoqja nuk e kishte idenë që bashkëshorti i saj kishte qenë në Itali. “ Rasti i tij do të ishte vërtet për të qeshur, nëse situata nuk do të ishte kaq serioze. E shoqja ende nuk e di, ajo mendon se bashkëshorti e ka marrë virusin gjatë udhëtimit të punës”, tha një burim për the Sun, i cili shtoi se pacienti me shumë gjasë do t`i mbijetojë sëmundjes, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për martesën e tij!
Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë…
Një vrasje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Hajvali të Prishtinës. Sipas mediave të Kosovës viktima është…
Sinjalet që na dërgon trupi, kur diçka nuk shkon mirë, nuk duhet të lidhen domosdoshmërisht me dhimbjet. Disa shenja mund…
Një person është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë nën hetim, pasi akuzohen si shkaktarë të ndezjeve të…
Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk…
Shiu i meteorëve Perseid pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit dhe konsiderohet më i miri i vitit. NASA…