Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Moskë, Rusi.
Një patinatore me origjinë ruse ka ndërruar jetë ditën e shtunë në Moskë, në moshën 20-vjecare.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Ekaterina Alexandrovskaya, e cila garoi për Australinë në Lojërat Olimpike të vitit 2018, e bëri publik Bashkimi Ndërkombëtar i Patinimit.
“Jemi të shokuar nga lajmi i humbjes se Ekaterinës”, tha presidenti i organizatës, Jan Dijkema, në një deklaratë.
“Ajo ishte një patinatore e talentuar dhe i gjithë komuniteti ynë do të ndjejë mungesën e saj”.
Ka dyshime se u hodh nga dritarja e apartamentit pasi kishte lënë një letër si mesazh lamtumire dhe prej disa kohësh, kishte probleme shëndetësore.
Alexandrovskaya garonte prej vitit 2016 me australianin Harley Wndsor.
“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se si ndihem tani. Jam i dërrmuar nga humbja e papritur e Katias”, shkroi ai në Instagram.
Mbetet ende e paqartë se cila është arsyeja që mund të kishte nxitur aktin tragjik.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…