Nuk mund ta mohojmë se sa i përpiktë ka qenë seriali Simpsons, për një sërë parashikimesh. Sidoqoftë, pas lajmit se Donald Trump dhe zonja e parë u infektuan me koronavirus, është përmendur thuajse kudo se “Simpsons kishin të drejtë”.
Një imazh i Trump i vizatuar në stilin e Simpsons, bëri xhiron e rrjetit në Tëitter dhe jo vetëm. Aty, Trump shfaqet i shtrirë në një arkivol.
Shumë njerëz po e perceptojnë këtë si parashikimin e radhës, por a vdiq Trump në të vërtetë tek Simpsons dhe a kishte ndojë episode për sëmundjen a funeralin e tij?
Përgjigja është: Jo! Fotoja që qarkullon në mediat sociale nuk është e marrë nga asnjë episode i serialit.
Ai është thjesht një imazh i krijuar dhe i shfaqur për herë të parë në shkurt të vitit 2017. Gjithsesi, kjo nuk i ndaloi njerëzit ta përhapin dhe më shumë lajmin e rremë, duke bërë edhe të tjerët të besonin se fotoja është marrë nga një moment i mirëfilltë i shfaqjes televizive.
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…