Një teknikë për të identifikuar përdoruesit e kokainës është krijuar në laboratorin e Universitetit të Surrey.
Testi është i thjeshtë dhe brenda 2 minutash nëpërmjet shenjave të gishtave mund të zbulojë dhe të bëjë dallimin se kush ka konsumuar kokainë dhe kush është ekspozuar gabimisht ndaj kësaj droge, edhe pse mund t’i ketë larë duart. Teknika bazohet në kimikatet që dalin nga djersa, shkruan Tv Klan.
Studiuesi Dr. Min Jang nga departamenti i kimisë në Universitetin e Surrey thotë: “Shenjat e gishtave janë një mënyrë shumë e mirë për të testuar personat nëse kanë konsumuar lëndë narkotike, pasi është e thjeshtë dhe efikase për t’u mbledhur”.
Benzoylecgonina, e cila prodhohet në trupin e personit që ka pirë kokainë, bën dëllimin mes personave që e kanë konsumuar atë dhe atyre që thjeshtë e kanë prekur.
Dr. Catia Costa shpjegon se kjo teknikë mund të përdoret për të zbuluar personat që kanë konsumuar heroinë, kanabis ose amfetaminë.
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…
Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…
Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…
Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…
Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur…