Ajo është ndër fotot më të njohura të gjeniut të fizikës, me gjuhë jashtë, si të ishte një personazh komedian e jo njeri i ftohtë i shkencës. Eshtë tërësisht origjinale e jo ndonjë truk.
Fotografia i përket ditëlindjes së 72-të të fizikanit të famshëm. Konkretisht, miqtë dhe kolegët përgatitën një festë në 14 mars 1951 në Klubin Princeton.
Mbërritën shumë mysafirë, si dhe fotografë të mediave. Aty, Ajnshtajni takoi fotografin profesionist Arthur Sasse, i cili i bëri disa foto.
Festës i erdhi fundi dhe profesori i lodhur u drejtua drejt makinës. Sasse iu përgjërua edhe për një foto tjetër. Ajnshtajni reagoi ndaj tij duke i nxjerrë gjuhën me humor dhe kështu u krijua fotoja e lavdishme.
Arthur Sasse i dërgoi disa kopje të të gjitha fotove që kishte realizuar në festë dhe Ajnshtajni menjëherë “u dashurua” me foton tani legjendare, duke porositur nëntë kopje.
Fizikanti i famshëm e përdori këtë foto në të gjitha rastet, gjë që tregon se sa shumë i pëlqeu.
KOSOVË- Pas 20 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të dielë do të mblidhen në përpjekjet e radhës për konstitumimin…
Një automjet tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët në ecje mëngjesin e kësaj të diele në aksin Fier-Lushnje. Ngjarja…
Depërtimi i masave ajrore të freskëta dhe të lageshta me origjinë veriore do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin…
Dashi Pjesa me e madhe e te dashuruarve do kalojnë një dite te qete dhe pa probleme sot. Nëse nga…
Dafina Zeqiri po i shijon ditët e fundit të shtatzanisë. Ajo ndau një fotografi ku shihet se këto ditë po…
Është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme regjisori i mirënjohur Piro Milkani! Pas lajmin të trishtë ka reaguar aktori i…