Categories: Uncategorized

Si t’ja bëjmë që make up-i të mos prishet prej maskës

Tani që maska është ligjërisht e detyrueshme, e kemi të qartë që një pjesë të mirë të ditës do ta kalojmë me të.

Problemi i dytë pas besdisjes që shkakton herë pas here është make up. Ti e vendos me frikën se kur ta heqësh grimi do të jetë fshirë. Nuk ka më buzëkuq dhe as krem pudër në hundë.

Të lidhura

None found

E sikletshme, prandaj duhet gjetur një zgjidhje që i përshtatet normalitetit të ri.

Fillojmë me këshillat kryesore.

-Filloni me një hidratant dhe mos e neglizhoni kurrë

Duke qenë se do ta mbajmë për shumë orë në fytyrë, lëkura mund të irritohet. Për ta shmangur këtë, vendosni pak hidratant para se të nisni me procesin e make up-it.

-Kujdes me fondatinën që zgjidhni

Na lini t’ju kujtojmë se kremi i diellit është gjithashtu një Must, por nëse do të vini krem pudër sipër tij, sigurohuni që të jetë i hapur. Kontrasti i madh me qafën nuk do t’ju ndihmonte nëse ju fshihet kur hiqni maskën. Nëse keni mundësi, vendosni sa më pak, nëse s’bëni dot pa krem pudër sigurohuni të jetë mbuluese dhe të zgjasë gjatë gjithë ditës!

-Mos harroni pudrën fiksuese

Duke përdorur pudrën fiksuese, make up-i e ka më të lehtë të qëndrojë më gjatë gjatë gjithë ditës. Aq më tepër që tani në verë, bëhet dyfish dhe më e vështirë.

-Mos harroni vetullat

Kujtoni që tipari që bie më shumë në sy këto kohë janë sytë dhe vetullat. Kujdesuni për to dhe sigurohuni të marrin vëmendjen që meritojnë!

-Në vend të buzëkuqit përdorni një lipbalm

Për disa kohë hiqni dorë nga buzëkuqi, pasi është me më shumë rëndësi të mbani buzët të hidratuara. E thamë që maska mund t’ju irritojë prandaj një gjalp buzësh do t’ju bënte punë!

të fundit

Kryeziu: Ligji për Specialen ose rimiratohet pa ndryshime, ose procedura fillon nga e para

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara, që presidentja Justina Shiroka-Pula ia ktheu…

5 minutes ago

Kane arrin 126 ndeshje me Anglinë dhe merr kreun e renditjes historike

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, është tani lojtari me më shumë ndeshje për “Tre Luanët” me 126 paraqitje, pasi luajti…

5 minutes ago

Anketa e EUDA: 79% e shqiptarëve e shohin përdorimin e drogës si problem serioz

Përdorimi i drogave të paligjshme është një problem serioz për 79% të shqiptarëve, ndërsa pothuajse dy në tre qytetarë mendojnë…

7 minutes ago

North Macedonia begins review of 2027 budget with more than 300 amendments

Komisioni Parlamentar për Financat dhe Buxhetin ka filluar shqyrtimin e Propozimit të Buxhetit të vitit 2027 në lexim të dytë.…

8 minutes ago

VIDEO/ Child runs toward mother moments before apartment wall collapses in Brooklyn

Qyteti i Nju Jorkut po mban zi për vdekjen e tetë personave, përfshirë dy fëmijë, në shembjen e tmerrshme të…

8 minutes ago

Trump proposes Tim Cook to lead Nvidia after Jensen Huang’s departure

Presidenti Donald Trump tha se ish-CEO i Apple, Tim Cook, duhet të zëvendësojë Jensen Huang si CEO i ri i…

9 minutes ago