Statistikat e deritanishme na tregojnë se shumica e të infektuarve me COVID-19 mund të trajtohen në kushte shtëpie dhe në këtë kontekst Qendra e Kontrollit & Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) jep udhëzimet për personat e prekur dhe që trajtohen në kushte shtëpie dhe për personat që kujdesen për ta, ku përfshihen:
• Nëse jeni infektuar nga COVID-19 është e detyrueshme qëndrimi në shtëpi, me përjashtim të rasteve kur gjendja juaj rëndohet dhe duhet të dilni për të marrë asistencë më të specializuar mjekësore
• Nëse shfaqni simptoma apo shenja të konsideruara si urgjencë mjekësore, pra shenja që kanë lidhje më COVID-19, duhet të kërkoni në mënyrë urgjente ndihmë të specializuar mjekësore.
Shenjat apo simptomat që konsiderohen si urgjencë mjekësore të COVID-19 tek të rriturit janë:
-Vështirësi ose mbajtje e frymëmarrjes
– Dhimbje e vazhdueshme dhe rëndesë në kraharor
– Konfuzion dhe paaftësi për të qëndruar zgjuar
-Buzët dhe fytyra fillojnë të ndryshojnë ngjyrë (ngjyrë blu të lehtë)
Kujdes, këto nuk janë të vetmet shenja dhe simptoma. Në rast se keni edhe simptoma të tjera të rënda dhe që nuk arrini t’i menaxhoni duhet të kontaktoni menjëherë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Cilat janë masat që duhet të merrni për izolimin e pacientit në kushte shtëpie?
• Përgatisni nëse është e mundur një dhomë dhe tualet të veҫantë për personat e infektuar, pra që të mos komunikojë me personat e tjerë të familjes.
• Caktoni një person i/e cila do t’i shërbejë personit të infektuar i/e cila duhet të ketë kujdes në mbajtjen e higjenës sa herë hyn dhe del në dhomën e pacientit, të lajë në mënyrë të rregullt duart me ujë dhe sapun ose të përdorë sterilizues me bazë alkoli (me të paktën 60% alkol).
• Duhet të merrni masa që familjari i infektuar të pajiset me maskë me qëllim që të evitoni infektimin e anëtarëve të tjerë të familjes.
• Pastroni dhe sterilizoni sa më mirë dhomën dhe tualetin (sa herë që përdoret) nga personi i infektuar.
• Merrni masa që personi i infektuar të ketë sendet e tij personale dhe enët e ushqimit(lugë, pirunj, thika, gota, pjata) të ndara nga pjesa tjetër e familjes.
• Personi që i shërben pacientit të infektuar duhet të mbajë gjithmonë doreza, pra sa herë i shërben të infektuarit.
• Rrobat e palara të të infektuarit duhet që t’i mbani në ambiente të veҫanta si dhe të mos i lani bashkë me rrobat e personave të tjerë të familjes
• Dezinfektoni ҫdo ditë ambientin, sipërfaqet e objekteve të dhomës së personit të infektuar (tavolina, karrige, komodina, dorezat e dyerve, ҫelësi i dritës etj).
Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin do të rikthehet për të dëshmuar mbi ngjarjet e asaj kohe,…
Ish-kandidati për deputet i PD, Lisandër Hoxha i ka kërkuar Sali Berishës që të thërrasë me urgjencë Këshillin Kombëtar për…
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka deklaruar se rrjeti i korrupsionit në Bashkinë e Tiranës ka hapur kapituj të rinj.…
Në Kosovë më 13 shtator partitë e certifikuara për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nisin zyrtarisht fushatën. Gjatë fushatës zgjedhore,…
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka vizituar në banesën e tyre, prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga…
Duke iu drejtuar sulmuesit që qëlloi Kirk të mërkurën në kampusin e Universitetit Utah Valley në Orem, Utah, ajo tha:…