Categories: Uncategorized

Si të përgatitesh për një të ardhme që s’e parashikon askush

Si një trajnere ekzekutive që punon prej kohësh me sipërmarrës të rinj, jam duke i inkurajuar klientët e mi që të mos përqëndrohen vetëm te planet e kufizuara në një hapësirë kohore. Problemi me planifikimin në këto momente qëndron te fakti se ka shumë pasiguri. Në vijim gjeni disa mjete që do t’ju ndihmojnë në biznesin tuaj dhe do t’ju drejtojnë drejt një të ardhmeje evolucionare, që mund të jetë edhe e paparashikueshme.

Pranoni realitetin

Të lidhura

None found

Ky mund të jetë hapi më i vështirë për ju dhe skuadrën. Bota ka ndryshuar me shpejtësi dhe është e vështirë që njerëzit të përshtaten shpejt. Bisedova me një klient pak ditë më parë dhe më tha “ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim, vetëm disa klientë ndërprenë pagesat për 30 ditë”. Është joshëse të bindesh që bota nuk ka ndryshuar. Por problemi në këtë situatë është fakti që skuadra mund të ndihet e vetëkënaqur. Prandaj kështu jeni më të rezikuar ndaj të papriturave. Një mënyrë për të parë më nga afër se çfarë po ndodh është skanimi i mjedisit. Merrni sa më shumë informacion nga burimet e jashtme.

Bëni gjithmonë pyetje “Po sikur…?”

Kur të përshtateni me mjedisin makro, filloni të bëni pyete “po sikur…?” që lidhen me biznesin. Brainstorming (stuhi mendimesh) me anëtarët e ekipit është me rëndësi. Nxitini të bëjnë pyetje, qoftë edhe absurde. Diskutimi me ta do t’ju ndihmojë të keni disa rezultate të mundshme.

Analiza e pasigurisë

Pasi të rendisni një grup skenarësh me të cilat mund të përballet biznesi juaj, qoftë edhe rastet më të këqija, krijoni një buxhet duke marrë parasysh këto skenare. Është me rëndësi që të dini në mënyrë të detajuar se çfarë mund t’i ndodhë biznesit tuaj dhe si duhet të dilni nga situata. Si udhëheqës, sa më të qarta të jenë detajet, aq më e lehtë është mbijetesa në një situatë të vështirë.

Mendoni si të ngriheni

Në çdo krizë, ekzistojnë mundësi. Eksploroni sa më shumë mundësi. Nuk është mirë të mendoni për gjërat që mund të shkojnë keq, kur mund të merreni me rezultatet dhe mundësitë pozitive.

të fundit

Rron Gjinovci akuzon Edi Ramën se po mban anën e Serbisë

Analisti Rron Gjinovci ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Rama për qëndrimin e tij ndaj Serbisë, duke pretenduar se Rama po…

9 minutes ago

Kosovo Police marks 27 years since its establishment

Policia e Kosovë sot mbush 27 vjet nga themelimi i saj. Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë,…

23 minutes ago

Protest enters its 99th day as citizens demand Edi Rama’s resignation

Sot shënohet dita e 99-të e protestës kundër qeverisë. Edhe këtë ditë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, duke vijuar…

24 minutes ago

Weather forecast for September 6, 2026: A sunny day with high temperatures

Ditën e sotme, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak,…

25 minutes ago

Policia e Kosovës shënon 27 vjet nga themelimi

Policia e Kosovë sot mbush 27 vjet nga themelimi i saj. Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë,…

31 minutes ago

Protesta hyn në ditën e 99-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Sot shënohet dita e 99-të e protestës kundër qeverisë. Edhe këtë ditë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, duke vijuar…

51 minutes ago