Shenja e Peshqve është shenja e fundit e 12 shenjave të Horoskopit, por nuk është aspak shenja më pak e rëndësishme. Kjo shenjë madje konsiderohet si shenja e personave që quhen shpirtra të vjetër dhe Peshqit e plotësojnë më së miri këtë shprehje.
Peshqit janë persona shumë të ndjeshëm. Çdo ndryshim emocional që mund të pësojnë ndikon thellësisht tek ta. Ata janë shumë receptivë dhe arrijnë të marrin informacione nga çdo veprim, edhe aty ku gjithë të tjerët nuk shohin asgjë, një person i kësaj shenje i ra antenat gjithmonë të ngritura dhe është gjithë sy e veshë. Kjo është shenjë shumë shpirtërore, e cila ka nevojë për të qenë e lidhur me emocionet, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me të tjerët.
None found
Ata gëzohen kur të tjerët gëzohen dhe tmerrohen nëse dikujt i ndodh diçka e keqe. Kjo shenjë ka shumë imagjinatë. Personat e kësaj shenje kanë ëndrra parashikuese dhe janë persona me intuitë të jashtëzakonshme. Parandjenjat e tyre rrallë gabojnë, për mos të thënë kurrë. Shenja e Diellit, e Hënës ose Jupiterit në Peshq do t’ iu bënte “parashikues” të mirëfilltë. Nëse një person i shenjës së Peshqve ju thotë për një parandjenjë, mirë bëni ta dëgjoni sepse me shumë mundësi diçka ka perceptuar.
Kur një person i kësaj shenje ndjehet keq, ata kanë tendencën të jetojnë në imagjinatën e tyre dhe të refuzojnë totalisht të pranojnë fajin për diçka që mund të kenë bërë sepse për ta është e papranueshme që ta kenë gabim. Në momentin më të keq ata janë depresivë dhe manipulues dhe duan që gjithçka të shkojë siç dëshirojnë ata.
Në marrëdhënie ata dëshirojnë të japin shumë dhe janë dakord me atë që partneri mundëson. Kjo shenjë dëshiron të udhëhiqet nga partneri ose partnerja. Nuk e ka problem nëse të tjerët marrin vendime për ta. Në rastin më të mirë janë shumë romantik dhe të mbulojnë me dhurata, në rastin më të keq janë tërësisht të pandjeshëm dhe sillen keq. Sjellja agresive pasive është tipar kryesor i këtyre personave.
Profesionet perfekte për këta persona janë mësues joge, shërues shpirtëror, parashikues, regjisor, krijues filmash, aktorë, degustues vere, hipnotizues dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me okulten ose të fshehtën në tërësi.
Nëse punoni për një person të kësaj shenje bëni shumë kujdes. Këta persona kanë nevojë për besnikëri absolute, në të kundërt ata janë të gatshëm të të shkatërrojnë dhe nuk ndjehen aspak keq për këtë.
Persona të famshëm të shenjës së Peshqve:
Eva Longoria, Galileo Galilei, Edgar Casey, Kur Cobain, Queen Latifah, Gabriel Garcia Marquez, Elizabeth Taylor, Johnny Cash, Albert Einstein, Sharon Stone, Michelangelo, Steve Jobs.
Pensionimi shpesh shihet si një qëllim. Vite të tëra pune të palodhshme, orare të ngjeshura, vendime të rëndësishme, përgjegjësi gjithnjë…
Një gjumë cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor. Sipas studimeve të ekspertëve të gjumit, disa zakone të thjeshta…
Liverpooli është këshilluar fuqishëm të rishqyrtojë qëndrimin ndaj Trent Alexander-Arnoldit dhe të eksplorojë mundësinë e një rikthimi sensacional të mbrojtësit…
Dashi Nëse do i harroni problemet dhe inatet e se kaluarës atëherë jeta juaj ne çift do shkoje me se…
Bashkimi Evropian do të zhvillojë të martën, më 4 gusht, një takim urgjent të ministrave të Brendshëm, pas mbërritjes së…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prrenjas, ku një motomjet ka dalë nga rruga. Burime për Report Tv…