Categories: Uncategorized

Sharjet lirojnë nga stresi

Të sharat ndihmojnë për t’u liruar nga stresi në vendin e punës, ka dëshmuar hulumtimi i kryer në universitetin East Anglia në Norwich.

Hulumtuesit rekomandojnë që të punësuarve, të cilët shajnë, t’u mundësohet që pa pengesë të lirojnë stresin në atë mënyrë, madje, ata rekomandojnë që të nxiten për të sharë, nëse kjo u ndihmon në punë.

Sharja e rregullt mund të forcojë solidaritetin dhe unitetin brenda punëtorëve dhe mundëson shprehjen e ndjenjave si p.sh. dëshpërimin, dhe me këtë zhvillohen marrëdhëniet më të mira shoqërore në mes të punësuarve, thonë shkencëtarët.

“Sharja gjithsesi duhet të evitohet apo të ndalohet në prani të palëve dhe shefave”, thotë profesori i zhvillimit të ndërmarrjeve, Yehuda Baruch.

“Megjithatë, hulumtimi ynë dëshmon që, në të shumtën e rasteve, mënyra e ndaluar e shprehjes u ndihmon njerëzve të zhvillojnë ndjenjën e solidaritetit dhe liron nga stresi. Ndalimi i sharjes do të mund të ishte i dëmshëm”, ka sqaruar Baruch.

Udhëheqësit e drejtorisë duhet të dinë se çfarë është marrëdhënia e të punësuarve të tyre në raport me sharjen.

Ata duhet të mësojnë të njohin situatën në të cilën duhet t’i mbyllin sytë ndaj asaj që sipas tyre është mënyrë e papranueshme e komunikimit”, ka thënë profesori Baruch duke shtuar se, disa të punësuar, “kryesisht ata në poste më të ulëta” shajnë shumë, por jo në mënyrë fyese.

Pos kësaj ai ka shtuar se, gratë shajnë më shumë sesa do të pritej tradicionalisht prej tyre, e posaçërisht kur janë në shoqëri me gjininë e njëjtë.

të fundit

“Ke marrë 64 mijë vota dhe nuk mbledh dot 64 protestues!”, Lapaj i përgjigjet analistit: Hajde t’i nxjerrim, o do të bjerë Edi, o do të më lërë shëndeti mua!

Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV debatoi me analistin…

30 seconds ago

Vdekja e Shemsi Krasniqit, reagon Vjosa Osmani dhe Albin Kurti: Pikëllimi është mbarëkombëtar! “Xhamadani vija-vija” do vijojë të na bashkojë!

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti, kanë shprehur ngushtimet për ndarjen nga jeta…

15 minutes ago

Agjensia britanike e lajmeve reagon ndaj protestës/ Reuters: Akuzat për korrupsion shkaktojnë protesta kundër qeverisë shqiptare

Agjensia britanike e lajmeve, Reuters, ka reaguar ndaj protestës kombëtare të opozitës. Në artikull shkruhet se, protestuesit në Tiranë hodhën…

31 minutes ago

“Shqipëri ka shumë arsye për të protestuar”, Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaj tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori shpejgoi se pse partia që ai drejton nuk iu bashkua protestës së PD-së dhe…

53 minutes ago

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë/ Shoqërohen disa persona në komisariat

Disa protestues janë shoqëruar në komisariat, pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike. Bëhet me dije se përveç qutetarëve në…

1 hour ago

“Kemi armik të përbashkët”, Lapaj rikthehet në protestën para Kryeministrisë: Kemi të njëjtin hall, të përballemi me qëndresë!

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, menjëherë pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, u rikthye…

1 hour ago