Categories: Uncategorized

Sa xhelozë jeni, bazuar në shenjën e horoskopit

Sipas astrologjisë, ka disa shenja zodiakale që kanë më shumë gjasa të jenë “mbytëse” dhe irracionale.

Xhelozia lind nga frika e humbjes së diçkaje, kur ndihesh i kërcënuar nga një tjetër gjë e jashtme. Është e pakontrollueshme, shpërthyese, “e nxehtë” dhe nuk ka asnjë mjet efektiv për ta ndaluar atë.

Të lidhura

None found

Megjithatë, disa njerëz kanë prirje të natyrshme drejt saj. Astrologjia ju tregon se kush janë shenjat më xheloze të zodiakut.

Dashi – Dashi është një shenjë e fortë dhe krenare dhe kur tradhtohet nuk mund të bëjë ndryshe por të lëshojë zemërimin e tij në skena shpërthyese. Në rastin e tij, në vend të xhelozisë, mund të flitet për zemërim dhe impulsivitet, dy gjëra që e bëjnë atë të ziejë përbrenda dhe të paarsyeshëm.

Demi – Demi është një shenjë jashtëzakonisht kokëfortë që, në marrëdhëniet e dashurisë, nëse nuk ka siguri, nuk beson se mund të vazhdojë. Ai është shumë xheloz, sidomos kur partneri nuk arrin të japë prova materiale për ndjenjën e tij dhe në të njëjtën kohë edhe jashtëzakonisht besnik.

Binjakët – Binjakët kanë ironi, humor dhe pozitivitet të lindur, xhelozia nuk është me të vërtetë në akordet e tyre. Kur ata tradhtohen, mund ta shohin qartë situatën dhe pastaj e çdramatizojnë situatën me të qeshura. Sipas këndvështrimit të tyre, askush nuk duhet të ketë të drejtën e shkatërrimit të jetës së tyre.

Gaforrja – Gaforrja është shenja më posesive e zodiakut, është e lidhur me njerëzit që duan me këmbëngulje, aq shumë për t’i konsideruar ato si pjesë integrale të jetës së saj. Më mirë të mos e tradhtoni besimin e saj nëse nuk doni të përfundoni duke argumentuar për ditë të tëra duke zbuluar të kaluarën.

Luani – Luani, në vend që të jetë xheloz, është egocentrik, ai duhet të jetë gjithmonë “sundimtari” i marrëdhënies. Kur partneri tregon një rënie të lehtë të interesit, nuk ndjehet i ofenduar aq shumë për shkak të dyshimit se kanë qenë të tradhtuar, por më tepër për faktin se ai nuk është më në qendër të vëmendjes.

Virgjëresha – Virgjëresha është një shenjë racionale me sa duket, por në realitet ka një pafundësi pasigurish. Pikërisht për shkak se nuk ka vetëvlerësim është xheloze. Shpesh, megjithatë, logjika nuk fiton në dashuri dhe kjo është arsyeja pse ata që lindin nën këtë shenjë ndihen përjetë të mposhtur.

Akrepi – Akrepi është “Don Zhuani” me i madh dhe për të nuk ka asgjë më të mirë se sa të magjeps dhe t`i marrë mendjen dikujt me fjalët e tij. Është një shenjë që nuk e mohon tradhtinë dhe prandaj planifikon mënyrën e të menduarit edhe ndaj të tjerëve. Kjo është arsyeja pse ai është shumë xheloz dhe e sheh partnerin e tij gjithmonë me dyshim.

Shigjetari – Shigjetari është spontan, instiktiv dhe kaq naiv sa që gjithmonë i jep besim të plotë partnerit. Nuk është xhelozi klasik, edhe pse përballë zhgënjimeve mbetet shumë keq. Optimizmi i tij i lindur, megjithatë, i lejon atij të vazhdojë me një buzëqeshje.

Bricjapi – Bricjapi është një shenjë shumë racionale dhe paqësore madje përballë zhgënjimeve duket se mbetet plotësisht indiferent. Reagimi i tij ndaj tradhtisë është mbyllja e të gjitha dyerve pa dhënë asnjë shpjegim, në realitet, prapa kësaj forme të blinduar, shtypet xhelozia e tij e madhe.

Ujori – Ujori është origjinal, jashtë skemave të zakonshme dhe tenton të largojë çdo mendim negativ. Pikërisht për këtë arsye posesiviteti dhe xhelozia nuk janë pjesë e natyrës së tij. Rregulli i tij është: nëse ai është partneri i duhur ai do të më mbajë të shtrënguar, përndryshe unë do t`i them lamtumirë pa probleme.

Peshqit – Peshqit janë shpirtërorë, ëndërrimtarë, altruistë dhe shumë xhelozë. Partneri krijon një imazh të idealizuar si në përrallë dhe për këtë arsye ata shpesh zhgënjehen nga marrëdhëniet e dashurisë. Tradhtitë i bëjnë ata të çmendur, aq shumë sa për të shkaktuar skena të vërteta melodramatike.

të fundit

Lloga calls for an institutional response to suspected cases of police violence in Saraj, Kumanovo and Gostivar

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe hetim të pavarur nga…

7 minutes ago

Tragic accident in Turkey/ 11 people killed, 27 others injured after bus collides with a crane (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, një aksident tragjik ndodhi në zonën e Akhisarit, në provincën e Manisës, në Turqi, ku një autobus…

7 minutes ago

Tragic: At least 109 dead after migrant boat sinks, more than 116 missing

Të paktën 109 emigrantë, mes tyre 15 fëmijë, kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 116 persona rezultojnë të zhdukur,…

8 minutes ago

Accident in Thessaloniki: Albanian driver crashes into bar, injuring 3 people

Një aksident i pazakontë ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, kur një makinë përfundoi brenda një…

8 minutes ago

Pope Leo to undergo surgery to remove a lung mass, detected by doctors at an early stage

Papa Leone XIV do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri në ditët në vijim, pasi gjatë kontrolleve mjekësore i…

9 minutes ago

Studimi i BMW-së: Konsumatorët kërkojnë autonomi më të madhe se sa u duhet në përditshmëri

Shumica e amerikanëve përdorin shumë më pak autonomi gjatë vozitjes së përditshme sesa kërkojnë nga një veturë elektrike para se…

15 minutes ago