Categories: Uncategorized

U dashuruan në ballkonet e Veronës, Romeo dhe Zhulieta e 2020 japin puthjen e parë (FOTO LAJM)

Një çift i njohur tashmë si “Romeo e Xhulieta” moderne, të cilët u dashuruan nga ballkonet e tyre në Verona, janë takuar për herë të parë pas zbutjes së kufizimeve të koronavirusit.

Inxhinieri IT, Michele D’Alpaos, 38 vjeç, dhe avokatja Paola Agnelli, 39, ranë në sy të njëri-tjetrit gjatë një prej të famshmeve “koncerte të ballkonit” që organizoheshin në mars në Itali.

Të lidhura

None found

Më pas ata nisën të flisnin në rrjetet sociale dhe tani pas gati dy muajsh, kanë këmbyer puthjen e parë.

Paola tha për mediat: “Ne në fillim ishim të dy nervozë por gjithçka shkoi mirë. Ishte tamam siç e kishim imagjinuar si do të ishte.”

Dashuria e tyre është krahasuar me tragjedinë e Shakespeare “Romeo e Xhulieta” që ishte e vendosur në të njëjtin qytet, ku Romeo thërret të dashurën e tij që qëndron në ballkon, sipas skenës së famshme.

Ndërsa historia moderne nisi me motrën e Paolas që luan në violinë, dhe fqinjët që dilnin në ballkonet e tyre për të dëgjuar, gjatë izolimit të koronavirusit.

Vetë Paola po ndihmonte të motrën me zërin, teksa Michele dëgjonte.
Ajo thotë tashmë se muzika ishte si “një shigjetë e lëshuar nga Eros” – Zoti grek i dashurisë.

“Që kur hodha sytë mbi të ishte dashuri me shikim të parë, dhe ndoshta edhe për atë, sytë tanë gjetën njëri-tjetrin. Atmosfera ishte shumë romantike”.
Michele zbuloi se kush ishte Paola me anë të motrës së tij Sylvia, e cila shkonte në një palestër me të, sipas raportimeve.

Tashmë pas shumë pritjesh, çifti janë takuar personalisht për herë të parë në parkun e zonës, pas zbutjes së kufizimeve.
Michele tha: “Ishte e mrekullueshme ta takoja më në fund, është akoma më e bukur nga sa mendoja.”

Ndërsa Paola tha: “Jam shumë e lumtur tani që mund ta takoj, ta përqafoj e ta puth … shkoj për ta takuar në cdo moment që kam mundësi.

Ndërkohë qeveria italiane ka nisur një seri rregullash për të ruajtur një “lidhje të qëndrueshme afeksioni” mes njerëzve.
“Ne e kemi diskutuar këtë pasi nuk duam të penalizohemi, siç i ndodhi personazheve të Shakespeare. Por menduam se i plotësojmë kushtet dhe në takimin tonë nuk ruajtëm distancën e sigurisë”, tha Paola.

Michele jeton aktualisht me prindërit, por ka blerë shtëpinë e tij ku nuk është vendosur ende. “I kam treguar Paolas fotot dhe po bëjmë plane për t’u vendosur bashkë aty”, tha ai.

të fundit

Kasapolli skeptik për komisionin për rastin e Arlinda Zekajt: Pa zbatim, hetimet parlamentare nuk sjellin zgjidhje

Ish-ambasadori, Gëzim Kasapolli, ka kritikuar formimin e komisioneve hetimore, duke vlerësuar se ato nuk janë zgjidhje për problemet shoqërore nëse…

2 minutes ago

Rama-Veliaj clash, Shehaj calls for SPAK investigation: The corrupt are destroying one another

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi mbi përplasjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, ku ky i fundit pretendon…

12 minutes ago

Germany and the UK expand military cooperation on artificial intelligence, with a meeting on the plan set for 2027

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania planifikojnë të testojnë, zhvillojnë dhe përfundimisht të vendosin inteligjencën artificiale në forcat e tyre të…

13 minutes ago

Nathalia Gadelha, the 20-year-old co-pilot of the plane that crashed in Florida, got her pilot’s license before her driver’s license

Nathalia Gadelha, 20 vjeçe, është identifikuar si bashkëpilotja e avionit Learjet 60 që u rrëzua të dielën në Palm Beach…

13 minutes ago

Signals of US-Iran dialogue cut oil prices by 6.7%

Çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve se diplomacia mund të rikthehet në…

13 minutes ago

Këlliçi seeks answers from Toni Gogu over alleged meeting with Veliaj: Rama’s message was a mafia-style threat

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas raportimeve lidhur me një takim të pretenduar mes minsitrit Toni Gogu…

14 minutes ago