Qyteti i Bostonit në Massachusetts më 9 shtator të vitit 1919, mbeti qëllimisht pa mbrojtjen e policisë, pasi kjo e fundit u hodh në grevë për ngritjen e rrogave.
Policëve nuk u ishin ngritur rrogat gjatë viteve të Luftës së parë Botërore, kur kostoja e jetesës u ngrit. Sindikata e policëve të Bostonit u themelua në vitin 1918 dhe u njoh nga Federata amerikane e Punës. Kur negociatat për ngritjen e rrogave dështuan, sindikata e policëve votoi për t’u hedhur në grevë.
None found
Më 10 shtator, kryetari i Bashkisë së Bostonit i bëri thirrje gardës lokale që të kryente detyrat e policisë për të vënë rregullin.
Të nesërmen, Guvernatori i shtetit Massachusetts, Calvin Coolidge u bëri thirrje banorëve të Bostonit të respektonin ligjin dhe mori në punë policë të tjerë për të zëvendësuar grevistët.
Përgjigja e guvernatorit mbetet edhe sot një citat shpesh i përmendur: “Nuk ekziston e drejta e grevës kundër rendit publik nga askush, në asnjë vend dhe asnjëherë”.
Qëndrimi i prerë i Guvernatorit Coolidge kundër sindikatës tërhoqi vëmendjen kombëtare dhe shërbeu si një faktor me rëndësi në zgjedhjen e tij si kandidat për nënpresident nga Warren Harding në vitin 1920. Coolidge zëvendësoi presidentin Harding pas vdekjes në vitin 1923.
Sipas raportimeve të “El Chiringuito TV”, drejtuesit e Atletico Madridit presin një kërkim-falje nga Julian Alvarez pas deklaratës së tij…
Malisheva ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Kreshnik Uka, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri.Uka…
Një zjarr i rënë mesditën e sotme ka rrezikuar djegien e një banesë në fshatin Gjatë, njësia administrative Krutje, Bashkia…
Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në…
Pranë brigjeve të Siçilisë, forcat detare franceze kanë ndaluar dhe inspektuar një cisternë nafte të lidhur me të ashtuquajturën “flotë…
Gjatë samitit të NATO-s që do të zhvillohet në Ankara më 7-8 korrik, aleatët e aleancës pritet të prezantojnë marrëveshje…