Categories: Uncategorized

Punonjësit e quajnë “frikacak”: Ç’po ndodh me Mark Zuckerberg?

Më shumë se 30 punonjës të hershëm të Facebook shkruan një letër publike ku adresuan mosveprimin e Facebook ndaj postimeve të fundit të presidentit Donald Trump, të cilat nxisin dhunën.

Në letër, e cila u botua në New York Times (via CNN), ish-punonjësit thanë se nuk e njohin më kompaninë për të cilën kontribuan që të ndërtohej. Ata i quajtën veprimet e Mark Zuckerberg si “frikacake”.

Të lidhura

None found

Ndër ish-punonjësit që nënshkruan qenë Meredith Chin, ish-menaxhere e komunikimit; Adam Cooner, ish-menaxher i politikave publike; Natalie Ponte, ish-menaxhere e marketingut; dhe Jon Warman, ish-inxhinier softuerësh në kompani.

“Është zhgënjimi ynë i përbashët që e motivon këtë letër,” shkruan ata. “Ne ndihemi të shkatërruar teksa shohim diçka të cilën e kemi ndërtuar dhe besonim se do ta bënte botën një vend më të mirë, të humbasë rrugën e saj.”

Së fundmi, pas postimeve të Trump që kërcënonin protestuesit me “goditje armësh” pas vdekjes së George Floyd, Twitter vendosi një kontroll të postimeve duke mos lejuar postimet që nxisin dhunën ose kanë përmbajtje raciste. Një veprim të ngjashëm ndërmori edhe Snapchat, platformë që theksoi se nuk do të promovojë më llogarinë e presidentit Trump. Llogaria e tij do të qëndrojë e paprekur në Snap, por nuk do të dalë më në “Discover”, ku promovohen llogaritë personale të personazheve publikë.

Ndërkohë nga ana tjetër, Facebook rezufoi të bllokonte postime të tilla. Zuckerberg tha se “nuk bie dakord me retorikën përçarëse, por është përgjegjës për një platformë ku fjala është e lirë”.

Kritikat online ndaj vendimit të kompanisë vazhdojnë ende. Përpos këtyre, përçarje ka edhe brenda Facebook. Një punonjës dha dorëheqjen pas vendimit për të mos reaguar ndaj retorikës së Trump.

të fundit

Sulmi në Banjskë vë në provë qeverinë e re serbe: kërkohet drejtësi për përgjegjësit

Pushteti i ri në Serbi po përballet me një nga sfidat më të rëndësishme në raport me Republikën e Kosovës.…

1 second ago

Currency exchange rates on November 9, 2026: How much the dollar and euro are bought and sold for, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…

15 minutes ago

Student demonstrations, one of Edi Rama’s toughest challenges / Italian media: Young people protest against government corruption

Protestat në Tiranë, vazhdojnë të marrin vëmendjen e mediave të huaja. Kështu media e njohur italiane Sky tg24, shkruan se…

16 minutes ago

Albania has 53% of the EU average number of doctors relative to its population

Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin Perëndimor, duke…

16 minutes ago

Weather forecast for November 9, 2026: clouds and rain

Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe…

16 minutes ago

Këmbimi valutor 9 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…

17 minutes ago