Kuratori i artit Eduard Bleiberg, kur dëgjoi për herë të parë pyetjen ‘Pse statujat egjiptiane e kanë hundën e thyer?’ u çudit pa masë. Ai gjithmonë e kishte marrë si të mirëqënë që statujat ishin të dëmtuara nga koha dhe nuk e kishte vënë re që ishte hunda ajo që mungonte më shpesh.
Kjo ishte pyetja që e bëri atë të niste kërkimet e tij shkencore. Hunda do të ishte pjesa e parë që do të binte në nj skulpturë 3 dimensionale, por në shumë raste hunda jo vetëm ka rënë, por është shtypur ose goditur.
None found
“Vazhdimësia e këtyre rasteve na bën të mendojmë që është e qëllimshme,” shprehet ai. Bleiberg thotë se në Egjiptin e lashtë besohej se imazhi i një personi mund të mbante vetë shpirtin e tij, edhe pas vdekjes. Këto raste vandalizmi duhet të kenë pasur si qëllim uljen e fuqisë së personit në fjalë.
“Egjiptianët besonin se mbretërit tokësorë duhet të furnizonin Zotat, të cilët në këmbim do të ndihmonin Egjiptin. Varret dhe statujat ishin pika e lidhjes mes Zotërave dhe njeriut. Pjesa e dëmtuar e trupit nuk është më e aftë të bëjë punën e saj. Prishja e hundës e ndalon atë së marri frymë.”
Ky vandalizim zhvillohej nga vjedhësit e varreve, të cilët kishin frikë nga hakmarrja e të vdekurit, ose nga kundërshtarët e personit.
Bleiberg thotë se i njëjti fenomen shihet dhe në kohët e sotme, ku imazhi i një personi mban dhe fuqinë e tij.
Disa shoqërime të paprecedenta kanë ndodhur pranë qendrës së Tiranës. Policia ka hyrë dhe pranë lokaleve dhe ka nisur të…
Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vjet e 7 muaj burg ish sekretarin e Qeverisë Muhamed Zekiri në lëndën…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se është i gatshëm të përfshihte në garë për kryetar të LDK-së. Këtë paralajmërim…
Janë shtuar tensionet mes policisë dhe protestuesve edhe në protestën e sotme më 19 tetor. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarre në…
Avokati Tomë Gashi ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti e ka menaxhuar “në mënyrë brilante” procesin e zgjedhjes së presidentes…
Policia i ka larguar protestuesit në drejtim të Rrugës së Dibrës, ku më pas ka tentuar t’i rrethojë. Ndërsa një…