Categories: Uncategorized

Pse duam të blejmë gjithmonë gjëra të reja edhe pse nuk kemi nevojë?

Ekzistojnë 2 arsye kryesore pse njerëzit shpenzojnë më shumë para sesa duhet-ata duan të ndihen më mirë duke iu afruar kënaqësisë dhe në këtë mënyrë duket sikur largojnë dhimbjen. Duke blerë një fustan të ri ose diçka më të shtrenjtë, si një telefon, ne e argëtojmë veten dhe shpërqëndrohemi nga problemet reale me të cilat mund të jemi duke u përballur.

Ka disa arsye pse ne ndjejmë një dëshirë të pashpjegueshme për të blerë gjithnjë e më shumë.

Të lidhura

None found

Ju shpresoni të impresiononi njerëzit e tjerë

Burimet natyrore janë të kufizuara dhe sa i përket teorisë së evolucionit të Darvinit, njerëzit duhet të garojnë mbi to dhe të përpiqen të pretendojnë sa më shumë që të jetë e mundur për mirëqenien e tyre. Por pasi të jenë përmbushur të gjitha nevojat tona themelore, konsumi përfundon duke i lënë vendin diçkaje tjetër. Kjo ka bërë që njerëzit të tregojnë pasurinë dhe rëndësinë e tyre për pjesën tjetër të botës, duke blerë gjithnjë e më shumë gjëra që në të vërtetë nuk u duhen.

Çfarë të bëni në këtë rast: Mos harroni se të ndiheni mirë është më e rëndësishme sesa të dukeni bukur. Le të jemi të sinqertë, një pulovër e shtrenjtë nuk ju bën të ndiheni më mirë në planin afatgjatë. Dhe ju me të njëjtat para, ju mund të kënaqeni në një udhëtim me miqtë.

Ju jeni xheloz për njerëzit që kanë më shumë

Neve na pëlqen të krahasojmë veten me njerëzit që na rrethojnë. Kjo na bën ”detyron’’ që të blejmë gjëra vetëm sepse miqtë tanë i kanë, jo sepse na duhen vërtetë. Gjithashtu, ne jemi më egoistë sesa duam të pranojmë. Kur flasim për të kaluarën, gjithmonë përmendim “mbijetesën e më të fortit”, por në fakt nuk është shumë ndryshe sot. Ne kërkojmë të rrisim madhësinë e mbretërisë sonë personale duke blerë më shumë gjëra sesa të tjerët.

Ju ndjeni sikur nuk po e kontrolloni dot jetën

Ne besojmë se zotërimi i pasurive materiale do të na bëjë të ndihemi më të sigurt. Kjo është e vërtetë në rastin e nevojave tona themelore, si një çati ose veshje, por ne priremi të kemi ndjenjën se zotërimi i tepërt, do të na japë më shumë siguri. Edhe pse kjo mund të na japë një ndjenjë sigurie për një kohë të shkurtër, ajo është më pak e qëndrueshme sesa duam të besojmë.

Jeni të mërzitur

Arsyeja më e zakonshme për të blerë gjëra është e thjeshtë – mërzia. Kur nuk kemi ndonjë gjë tjetër për të bërë, kur nuk kemi një qëllim, ne thjesht marrim diçka të re për të rregulluar ditën tonë dhe ne besojmë se kjo do të na bëjë të lumtur.

të fundit

Nagelsmann pas daljes tronditëse të Gjermanisë nga Kupa e Botës: Jam i gatshëm të vazhdoj

Kombëtarja e Gjermanisë është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Botës, pasi u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit…

29 minutes ago

Neymar ironizon ekonomistin gjerman pas kualifikimit të Brazilit: Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm

Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar…

47 minutes ago

Holanda dhe Maroku përballen për kualifikim, ja formacionet zyrtare

Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në…

2 hours ago

VIDEO/ Vjen befasia e parë, Paraguai eliminon Gjermaninë

Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar tutje në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e…

2 hours ago

Son Heung-min kërkon ndjesë pas dështimit të Koresë së Jugut: E pamundur të shpreh dhimbjen që ndiejmë

Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…

3 hours ago

Gjermania dhe Paraguai mbeten në barazim pas kohës së rregullt, kualifikimi vendoset në vazhdime

Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…

3 hours ago