Për të gjithë prindërit fëmija i tij është më i zgjuari, më i bukuri, më i ëmbli dhe simpatiku që në momentet e para pas lindjes. Në të vërtetë nëse do të vëzhgoni me kujdes fëmijën tuaj do të mund të kuptoni diçka në lidhje me inteligjencën e tij nga veprimet që bën.
Pesë karakteristikat e një fëmije inteligjent:
None found
1- Fëmija është kurioz -Një ndër karakteristikat është kurioziteti ekstrem i fëmijës. Ai vëzhgon me kujdes lodrat, kuptojnë menjëherë si funksionojnë, dëgjon me vëmendje bisedat e të rriturve dhe pyet gjithmonë pse ndodhin gjërat, pra është një fëmijë që kërkon të zbulojë të gjitha ato gjëra që ndodhin në botë.
2- Gjen zgjidhje për gjërat pa pasur nevojë për ndihmën tuaj- Pra ai mëson si funksionojnë mekanizma të caktuar apo gjen zgjidhje duke tentuar vetë dhe pa kërkuar ndihmë.
3- Ka dëshirë të qëndrojë me të rriturit -Në vend të lojës me bashkëmoshatarët ai parapëlqen të qëndrojë me të rriturit, të bëjë gjëra me ta, të bëjë lojëra më të vështira, etj.
4- Inteligjenca e fëmijës mund të vlerësohet edhe nga lojërat që ai preferon të bëjë -Një fëmijë që preferon lojërat e vështira dhe e lodhin ato që nuk vendosin në punë logjikën, ka diçka të veçantë. Por kjo nuk do të thotë se një fëmijë inteligjent nuk e pëlqen lojën në natyrë.
5- Fëmija inteligjent ka aftësinë që në moshë të vogël të imagjinojë histori dhe sajojë personazhe jashtë botës së realitetit. I pëlqen gjithashtu të dëgjojë histori.
Duhet të themi se fëmija është inteligjent në mënyra të ndryshme. Dikush e shpreh në pikturë, dikush në muzikë dhe për këtë arsye është e rëndësishme të stimuloni fëmijën dhe të vëzhgoni sjelljen e tij.
Një aksident me vdekje është regjistruar në Kombinat, ndërron jetë 61-vjeçari. Fatkeqësisht 61-vjeçari, Ylmi Dedja, ka humbur jetën. Mësohet se…
Një tjetër rast i trafikut të dyshuar të armëve është goditur në kryeqytet ditën e sotme (24 prill). Burime zyrtare…
Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për…
Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…
Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…
Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…