Categories: Uncategorized

Për çdo shenjë horoskopi, ky është aktiviteti më i mirë në karantinë

Në këto ditë karantine, i vetmi vend ku mund të kalojmë kohë, është shtëpia jonë. Ja disa nga aktivitetet më të mira për t’u kryer në shtëpi në bazë të shenjës zodiakale.

Dashi

Të lidhura

None found

Sigurisht që aktiviteti më i mirë që mund të kryesh në shtëpi është pastrimi, pasi të pëlqen të shohësh gjithçka në rregull dhe shtëpia jote të shkëlqejë, pastaj të hapësh një shishe vere.

Demi

Mënyra më e mirë për t’u relaksuar brenda shtëpisë është të kujdesesh për lulet e tua, pasi me siguri i ke disa në shtëpi. Shenja jote është shumë delikate dhe ka nevojë për rregull.

Binjakët

Nëse je një binjak ke nevojë të komunikosh. Aktiviteti më i mirë që mund të bësh është të bisedosh me familjen ose t’u telefonosh miqve për t’i pyetur si janë. Ndërkohë, keni nevojë edhe të stërviteni.

Gaforrja

Komforti është një nevojë thelbësore në jetën tënde dhe mënyra më e mirë për të përballuar këtë situatë është të përdorësh kreativitetin tënd për të krijuar komfort në çdo qoshe të shtëpisë.

Luani

Mënyra më e mirë për të kaluar kohën nëse je luan, është të kujdesesh për trupin dhe mendjen. Aktiviteti më i mirë që mund të bësh është meditimi.

Virgjëresha

Duke qenë se je një shenjë shumë e vëmendshme ndaj detajeve, ditët tua do të kalojnë shumë shpejt sepse do kesh gjithmonë diçka për të bërë. Të rregullosh shtëpinë, pastrosh kopshtin, gatuash, janë aktivitetet që të pëlqejnë më shumë.

Peshorja

Aktiviteti i preferuar në këto momente është të dëgjosh muzikë të mirë dhe të lexosh një libër të bukur. Shenja jote është shumë e sofistikuar dhe ekuilibruar.

Akrepi

Jeni një person intensiv dhe aspak sipërfaqësor, aktiviteti më i mirë për ju është të qëndroni në divan dhe të shihni një film të bukur, ndoshta në shoqërinë e personit që doni.

Shigjetari

Jeta është një aventurë për ty! Me siguri po vuan sepse ndihesh i privuar nga liria. Por gjëja e vetme që mund të bësh për t’u ndier më mirë është të lexosh, të shohësh një serial, të imagjinosh, të sëtërvitesh dhe të ndash kohë cilësore me anëtarët e familjes.

Bricjapi

Nëe ke lindur nën shenjën e Bricjapit nuk ke kohë të mërzitesh sepse ke shumë gjëra për të bërë. Je një person ambicioz, me klas dhe s’ka aktivitet më të mirë për ty se sa të punosh fort për gjërat që të pëlqejnë.

Ujori

Po i shijon këto ditë për të relaksuar mendjen, aktiviteti që të pëlqen më shumë është të shohësh filma ose të luash lojra online. Në jetën e përditshme nuk ke shumë kohë t’i bësh këto aktivitete.

Peshqit

Duke qenë një shenjë uji, je një shpirt i ndjeshëm dhe enigmatik, kështu që shtëpia jote është një tempull i vërtetë. Aktiviteti më i mirë për ty është leximi, në këto momente mund të ëndërroshë me sy hapur dhe të imagjinosh gjëra që mund t’i bësh sapo të dalësh.

të fundit

Shqipëria, e para në rajon për punësimin e të moshuarve, tre herë mbi BE-në

Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe…

2 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit 27 Nëntor 2026, reshje shiu dhe dëborë në zonat malore

Ditën e sotme, Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të…

17 minutes ago

Horoskopi 27 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Kjo është një ditë e mrekullueshme për t’i shfaqur dashurinë burrit tuaj.  Dita është gjithashtu e mirë për takime…

22 minutes ago

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

8 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

8 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

9 hours ago