Një nënë thotë se nuk mund të flejë gjumë pasi pa fantazmat e dy ushtarëve të Luftës Civile në një foto të djalit të saj, të shkrepur jashtë në natyrë.
30 – vjeçarja Charlotte Harding vizitoi Muzeun Historik Kombëtar St Fagans, në Cardiff, muajin e shkuar, ku i bëri foto familjes dhe miqve me të cilët ndodhej.
Por nëna e dy fëmijëve, që nga ai moment ka mbetur e terrorizuar, pasi beson se ka kapur në fotografi dy shpirtra, të dy ushtarëve që shihnin djalin e saj nga shkurret.
Siç shkruan “DailyMail”, gruaja thotë se e ka të pamundur të flejë, qëkur bëri një kërkim në histori dhe zbuloi se në 1648, në St Fagans kishte patur një betejë dhe më shumë se 200 persona kishin mbetur të vrarë.
Kërkimi i saj tregoi gjitthashtu se edhe uniformat e ushtarëve të asaj kohe ishin identike si ato që ajo kishte kapur në foto.
“Pjesa më e madhe e atyre që kanë parë foton thonë se janë dy ushtarë me uniforma të Luftës Civile që duket sikur po bisedojnë me njëri – tjetrin. Edhe unë mund ta shoh këtë…”, shprehet 30 – vjeçarja.
Sipas saj, vendi në fjalë është i njohur për historitë e frikshme dhe të gjithë e dinë që nuk është vend i zakonshëm.
27-vjeçari Ari Kodra, i cili mbeti i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë nga Aleks Qiqi, është dërguar…
Presidenti i ShBA, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, pritet të vazhdojnë bisedimet me qëllimin kryesor për të diskutuar…
Në një moment gjatë takimit me Donald Trump në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin u pyet nga gazetarët nëse do…
Një foto ka zbuluar detaje të reja nga vendi se ku do të mbahet takimi me presidentëve të SHBA, Donald…
Ppresidenti amerikan Donald Trump ka pritur presidentin rus, Vladimir Putin, në një takim të veçantë në Alaska. Fotot nga tregojnë…
Tapeti i kuq është shtruar mes avionëve ushtarakë, duke krijuar një atmosferë solemne për pritjen e Vladimir Putinit dhe Donald…