Dy persona raportohet se kanë humbur jetën në Britani si pasojë e stuhisë “Ciara”. Sipas mediave të huaja, një 59-vjeçar humbi jetën teksa drejtonte makinën, pasi pema e zuri poshtë. Ndërsa viktima e dytë është një 77-vjeçar, i cili rrëshqiti në akull.
Në Britani transporti rrugor u çrregullua tërësisht, ndërsa fluturimet dhe shërbimet e trenave u vonuan dhe u anuluan.
Por, stuhia “Ciara” ka shkaktuar kaos në disa shtete të Evropës, me erëra deri në 180 kilometra në orë dhe shira të rrëmbyeshëm. Stuhia zbarkoi fillimisht të dielën në Britani, për të vazhduar më pas në pjesë të tjera të kontinentit.
“Ciara po dobësohet, por kjo nuk do të thotë se po hymë në një periudhë më të qetë të motit”, tha Alex Burkill, nga Zyra Meteorologjike e Britanisë.
Në jug të Suedisë, autoritetet raportuan të hënën për një person të vdekur dhe një tjetër të zhdukur, si pasojë e përmbytjes së anijes së tyre. Tre persona u plagosën rëndë në Gjermani, pasi u goditën nga drunjtë.
Në disa pjesë të Francës veriore, autoritetet ngritën alarmin e portokalltë, duke i paralajmëruar qytetarët për kushte të këqija të motit, që mund të kenë ndikim të keq te ta.
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…
Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…