Revista franceze “France Football” njoftoi pasditen e sotme se ka vendosur të mos japë çmimin prestigjoz “Topi i Artë” për vitin 2020, me arsyetimin se për shkak të pandemisë, kushtet kanë ndryshuar dhe gara nuk ka qenë e barabartë për të gjithë pretendentët.
Ky vendim është cilësuar i drejtë, duke qenë se kampionate të caktuara si ai francez, u ndërprenë dhe nuk vijuan më që prej muajit mars, ndërsa klubi i Barcelonës gjeti një mënyrë të veçante për t’i bërë jehonë lajmit të revistës franceze.
“E kuptojmë vendimin. Për më tepër të gjithë e dimë kush është më i miri në botë”, ka shkruar klubi katalanas, duke e shoqëruar edhe me një foto të Lionel Messit bashkë me 6 Topat e Artë që ka fituar në karrierë.
Natyrisht që ky ishte një “thumb” edhe për rivalin e përjetshëm të argjentinasit, yllin portugez Cristiano Ronaldo, i cili ka fituar trofeun prestigjoz vetëm 5 herë dhe kishte si synim edhe një të 6 për t’u barazuar me Messin.
Vlen të theksohet se që prej 1956—ës, kur u dha për herë të parë çmimi i Topit të Artë, ky është viti i parë që nuk do të akordohet dhe Lionel Messi për meshkuj e Megan Rapinoe për femra, do të vijojnë të mbetet fituesit në fuqi.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…