Categories: Uncategorized

Njihuni me shefin 1-vjeçar që ka plot 1 milion ndjekës në Instagram (VIDEO)

Chef-i më i vogël i kuzhinës është vetëm 1-vjeç, por deri tani numëron 1 milion ndjekës në Instagram! Bebushi i quajtur Kobe, është shumë i famshëm për “gatimet” e tij, por mbi të gjitha për mënyrën e adhurueshme si i shijon ato!

Në videot e publikuara, chef-i i vogël shfaqet duke përgatitur receta të ndryshme që i provon herë pas here gjatë procesit. Pasioni për kuzhinën dhe lidhja e veçantë e 1-vjeçarit me ushqimin, ka habitur ndjekësit të cilët mbeten gojëhapur pas çdo videoje.

“Gatimi është një prej gjërave që ai bën më shumë në shtëpi. Bën shumë qejf kur kombinon përbërës dhe unë mendova që fillimisht këto momente t’i ndaj vetëm me miqtë dhe familjarët e mi. Pastaj, hapa këtë Instagram në fund të shkurtit. Nuk e prisnim kurrë që të kishte kaq shumë ndjekës!”- u shpreh mamaja e bebushit për CNN, e emocionuar që videot e të birit bëjnë për të qeshur njerëz kudo në botë.

“E gjithë kjo na bën të ndjejmë se po bëjmë gjënë e duhur si prindër duke rritur një fëmijë që ka aftësinë të bëj këdo të ndihet mirë. Ne marrim qindra mesazhe nga njerëz që tregojnë sa ngjitës është personaliteti i tij.”

Prindërit e 1-vjeçarit e kanë kuptuar që kuzhina është vendi perfekt për chef-in e vogël pasi ai aty eksploron, mëson, bën rrëmujë dhe shijon.

“Ai kërkon gjithë kohës për përbërës të rinj, ndjen teksturën e tyre, do të mësojë praktika të reja kombinimi dhe i bën gjithë qejf. Besojeni ose jo, ai më ndihmon kur unë gatuaj. Bëhet shumë pis, por punë e madhe. Vendi pastrohet sërish, kujtimet mbesin.

Që vogëlushi është një kuzhinier i lindur do ta shihi nga mënyra si i sheh përbërësit e gatimit, si i shijon dhe si vepron me to. Gjithçka me djath, është pjata e preferuar e chef-it me 1 milion ndjekës.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

4 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

5 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

5 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

5 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

6 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

6 hours ago