Yves Hanoulle ka qenë duke punuar nga shtëpia në të gjithë kohën gjatë bllokimit, si pasojë e coronavirusit në Belgjikë.
Megjithatë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai ende ka arritur të ecë rreth 1.500 kilometra duke përshkuar çdo ditë këtë “rrugëtim” përmes shiritit lëvizës nën tavolinën e tij.
None found
“Unë kam llogaritur se që nga mbyllja shkaku i COVID-19 kam bërë në të vërtetë 27,000 hapa në ditë për tre muaj”, tha Hanoulle, 48 vjeç, një trajner i ekipeve të IT-së që jeton në qytetin e Gentit.
Hanoulle tha se ai ecën përmes shiritit lëvizës rreth 2.3 kilometra në orë për tetë orë ndërsa punon çdo ditë dhe nganjëherë edhe duke lexuar ndonjë libër në mbrëmje, duke zgjatur më shumë se 20 kilometra dhe pothuajse dyfish atë distancë në një ditë të fortë.
“Kam lexuar … se qëndrimi ulur është i barabartë me pirjen e duhanit dhe se ne njerëzit nuk jemi bërë vërtet për t’u ulur gjatë gjithë kohës”, i ka thënë ai Reuters.
“Dhe kështu, kur fillova ta bëja këtë, menjëherë vura re në vetvete se ndihem shumë më i aftë dhe se është shumë më e lehtë të përqendrohesh”.
Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit.…
Bashkimi Evropian do të jetë i pranishëm në bisedimet për Ukrainën, të cilat pritet të zhvillohen këtë javë në Abu…
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në…
Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka reaguar për situatën e sigurisë së gazetarëve në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin për numrin…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në MEPJ, Shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në…
Ambasadori i Italisë, Maurizio Antonini, është takuar me ministrin e Sportit të Kosovës, Blerim Gashani, me të cilin ka diskutuar…