Pranvera është këtej rrotull, që do të thotë se ndoshta ka ardhur koha të hidhni mbrapa krahëve ngjyrën e flokëve që patët gjatë dimrit. Një stinë e re, një ndryshim i ri! Nëse se keni vendosur ende ngjyrën e re, ne jemi këtu për t’ju dhënë disa ide.
Ngjyra që ndryshon nga pastel në boronicë, roza limonatë është një ndër trendet e ri të flokëve. Shumë njerëz të njohur ose jo publikuan foto me ngjyra të tilla, të cilat të japin një pamje krejt të re. Kim ishte një ndër personazhet e njohur që i dha fund periudhës së flokëvë bjondë duke eksperimentuar me ngjyrën rozë.
Vazhdojmë me një tjetër ngjyrë që do kthejë disa koka pas kur të kaloni. Le ta quajmë një trend metalik, për shkak se ngjyra është e afërt me argjendin, i cili kërkon guxim mbi të gjitha. Mos u shqetësoni: selfie-t do të jenë të përkryera. Madje, s’do të dukeni keq kur në rrënjë t’ju dalë ngjyra juaj me kalimin e kohës.
Një tjetër ngjyrë që po rifutet në trend është bjonde platin.
Gjithashtu një nuancë karameli do t’ju theksojë tiparet. Kjo ngjyrë është e përshtatshme për çdo model flokësh, gjatësi dhe ngjyrë lëkure.
E së fundmi, ngjyrat natyrale s’dalin kurrë nga moda. Prandaj provoni një nuancë më të errët/çelët se ngjyra natyrale. E mira e këtij look-u është se ia lehtëson punën kujtdo që s’i ka me qejf ndryshimet e mëdha, por ka nevojë për një pamje pak fare më ndryshe. Pra, e mesmja e artë.
Ashtu siç ishte lajmëruar, aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e…
Gjatë një konference për mediat nga selia blu, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, deklaron se Këshilli i Mandateve…
Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi, pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer…
Lidhja e moderatores Roza Latit dhe Xhonatan Islamit, ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave rozë. Çifti shpejt e bëri…
Në natën e tretë të edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, u shpallën 23 artistët finalistë që…
Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.…