Categories: Uncategorized

Nëse kapesh pa maskë në Turqi: Gjobë, karantinë dhe dhjetë libra për tu lexuar

Cfarë ndodh në Turqi nëse kapesh që nuk mban maskë në hapësirat publike dhe në vendin e punës? Në provincën e Sakarya, në veri-lindje të Vendit, është parashikuar një dënim unik në llojin e tij. Rreth 100 euro gjobë, karantinë e detyrueshme 3 ditore dhe dhjetë libra për tu lexuar.

Masa e veçantë është njoftuar nga guvernatori Cetin Oktay Yildrim nëpërmjet një postimi në Twitter. Për ata që thyejnë karantinën, qeveria e Ankarasë ka urdhëruar shtrimin e detyrueshëm në spital në struktura të posaçme për një periudhë pesëmbëdhjetë ditore. ‘Deri tani rreth 65 persona janë dënuar’, ka deklaruar guvernatori, ’dhe kemi ndërmend të vazhdojmë me masat e rrepta’. Në të 81 provincat turke janë shtuar kontrollet për shkak të infektimeve të reja nga koronavirusi (më shumë se 1500 raste në ditën e 10 shtatorit). Ministri i shëndetësisë Fahrettin Koca ka deklaruar që Turqia është në ‘valën e dytë të pandemisë’.

Ndërsa për sa i takon fillimit të shkollës, presidenti Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar që do të bëhet në mënyrë graduale, duke filluar me kopshtet dhe shkollat fillore, ndërsa zbatimi i masave do të jetë në çdo qytet dhe provincë, në varësi të evolucionit të epidemisë.

të fundit

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

5 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

33 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

51 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

59 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

1 hour ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

9 hours ago