George Northwood është një stilist flokësh nga Londra, i cili ka punuar shpesh me Meghan Markle. Dukesha ia besoi atij edhe modelin e flokëve në ditën e dasmës.
George ka punuar me një numër të madh VIP-ash, përveç Meghan-it, si me: Gwyneth Paltrow, Rosie Huntington-Whiteley, Alexa Chung etj.
Së fundmi, meqë jemi në periudhë karantimini, ai ka ndarë me Daily Mail disa këshilla, që do t’ju ndihmojnë të prisni flokët në kushte shtëpie, sepse s’keni zgjidhje tjetër.
Fillimisht ai rekomandon që të mos eksperimentoni vetë me flokët, por të qëndroni tek ai model që keni dhe të prisni vetëm majat. Po ashtu, një gjë tjetër e rëndësishme është të keni një palë gërshërë të mira, pasi do t’jua bënin punën më të thjeshtë.
Parapërgatitja
Ashtu si te parukieri, duhet të qëndroni para një pasqyre të madhe dhe të zgjidhni një vend të ndriçuar mirë. George sugjeron që t’i lani dhe t’i thani flokët si zakonisht, pasi kështu do të kuptoni se cila pjesë ka nevojë për më shumë vëmendje. Ai nuk sugjeron t’i prisni flokët të lagur, pasi mund të prisni më shumë nga ç’do të donit.
Përdorni krehërin për të prerë balluket
Nëse keni balluke, ndajeni nga pjesa tjetër e flokëve, në mënyrë që të mos bëni gabime në prerje. Kriheni disa herë balluken nga poshtë dhe sigurohuni të prisni vetëm fundet. Mbajeni gërshërën duke imagjinuar një orë dhe akrepi, që në këtë rast është gërshëra, të jetë te shtata. Mos e mbani gërshërën drejt dhe mos përdorni gishtat për të drejtuar balluket, por krehërin.
Shmangni prerjen e flokëve në vijë të drejtë
Pasi t’i keni krehur flokët me krehër, në modelin që mbani zakonisht, prisni shumë pak fundet, duke e mbajtur gërshërën njësoj si me balluket. Mos rrezikoni me prerje drejt apo duke prerë gjatësi të konsiderueshme flokësh, pasi me shumë mundësi do dështoni.
Qëndroni pranë modelit tuaj sa më shumë të jetë e mundur, mos rrezikoni me modele të reja.
Lërini për më vonë eksperimentet, nëse nuk doni të pendoheni.
Dashi Nuk do të jeni shumë të kujdesshëm dhe do e keni kokën mes reve, gjë që do ju rrezikojë…
Kodrat e Cakranit janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune. Fatmirësisht nuk ka banesa përreth dhe nuk rrezikohen…
Ushtria izraelite ka nisur një seri sulmesh ajrore në qytetin port jugor të Iranit, Bandar Abbas, duke synuar depo armësh…
Blogerja e njohur Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme. Pas dyshimeve të…
Rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Tiranës nuk po shkon ashtu siç kanë pretenduar kryesisht kandidatët e partive…
Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banorë pa energji elektrike. Konkretisht banorët në Njësitë…