Categories: Uncategorized

Ndërron jetë në moshën 116 vjeçare njeriu më i vjetër në botë

Fredie Blom, burri më i moshuar në botë vdiq dje në moshën 116 vjeçare. Ai kishte lindur në vitin 1904 në provincën Cape në Afrikën e Jugut, megjithëse ditëlindja e tij nuk u verifikua kurrë nga Guinness Records World.

Kur ishte adoleshent, e gjithë familja e tij u shua nga pandemia e gripit spanjoll të vitit 1918, ndërkohë ai i mbijetoi pandemisë së gripit spanjoll dhe 2 luftërave botërore. Në një intervistë për BBC në vitin 2018 ai thoshte se nuk ka një sekret të veçantë për jetëgjatësinë e tij, raporton TCh.

“Ka vetëm një gjë – është ai sipër njeriut, zoti. Ai ka të gjitha fuqitë. Unë nuk kam asgjë. Unë mund të iki në çdo kohë, por ai më mban”- thoshte Blom.

Blom e kaloi pjesën më të madhe të jetës si punëtor fillimisht në një fermë dhe më pas në industrinë e ndërtimit dhe doli në pension afro të 80-tave.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago