Categories: Uncategorized

Mos i pranoni kurrë, këto dhurata ju sjellin fat të keq

Sipas disa supersticiozëve disa dhurata është më mirë që as të mos i pranoni as t’i dhuroni. Disa prej sendeve apo objekteve sjellin fat të keq nëse i dhuron apo i merr si dhuratë. Nga pasqyra deri tek portolfoli, më poshtë do të gjeni disa prej dhuratave që nuk duhet t’ua bëni kurrë të tjerëve apo t’i pranoni.

Pasqyra

Të lidhura

None found

Shumë histori dhe besime mistike të ndryshme lidhen me pasqyrën. Besohet se është një dritare në botën e forcave të errëta, që sjellin të keqen. Një pasqyrë e thyer është një shenjë e keqe sepse do të thotë që e keqja që është nga ana tjetër do të vijë në këtë botë.

Këpucët

Këpucët janë disi çudtshëm të lidhura me ritualin e varrosjes së të vdekurve. Personat e ndjeshëm mund ta perceptojnë këtë dhuratë si një ogur të keq dhe të ndihen të ofenduar.

Peshqir

Ashtu si këpucët, edhe peshqiri konsiderohet si një artikull i domosdoshëm funeral.

Thikë dhe sende të tjera të mprehta

Të gjitha këto objekte tërheqin energji negative, kështu që grindjet dhe skandalet merren me vete në shtëpi.

Figura qeramike dhe zogj të balsamosur

Sipas legjendave, zogjtë që fluturojnë rreth shtëpisë parashikojnë vdekjen e dikujt ose një aksident të rëndë. Për këtë arsye, edhe zogjtë e bukur nuk preferohen si dhuratë dhe konsiderohen si ogur i keq.

Orë

Në botën arabe, një dhuratë e tillë është një ftesë për një funeral, kurse evropianët besojnë se ora do të shkaktonte një faliment të orës biologjike. Prandaj mos ua bëni këtë dhuratë njerëzve të dashur.

Filxhanë kafeje

Një objekt shumë i përdorur në ceremonitë mortore, filxhanët e kafesë nuk preferohen të dhurohen si peshqesh.

Portofol bosh

Dhënia e një kulete nuk është e ndaluar. Por duhet të ketë të paktën një kartmonedhë brenda. Përndryshe, ajo do të jetë e zbrazët.

Është shumë e vështirë të mos i merrni këto dhurata ose t’i refuzoni, sidomos kur ju vijnë nga një person që doni.

Për të shmangur fatkeqësitë që sjellin dhurata të tilla, rekomandohet të bëni disa gjeste si më poshtë.

1-Vendoseni dhuratën në kripë brenda një qeseje plastike dhe lëreni gjatë gjithë natës. Në mëngjes, e gjithë energjia negative do të jetë zhdukur.

2.Kalojeni dhuratën sipër një qiriri të ndezur të cilin e keni blerë në një vend me energji pozitive.

Dhe nëse merrni përsëri dhurata të tilla, pranojini ato me buzëqeshje dhe mos harroni se s’mund të merrni një dhuratë negative nga një person i mirë.

të fundit

Pjesëtarë të FSK-së trajnohen për intervenime në Kroaci

Pjesëtarë të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnimin…

6 minutes ago

Erion Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do të ngrihet edhe në PE! Të diskutohet gjatë negociatave për anëtarësimin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish në rrjetet sociale. Veliaj ka shpërndarë fjalën e eurodeputetit italian…

11 minutes ago

Pushimi mjekësor në Maqedoninë e Veriut, nga 1 dhjetori kontrolle shtesë për zgjatjen pas pesë ditësh

Nga 1 dhjetori hyjnë në fuqi kriteret e reja për marrjen e pushimit mjekësor në Maqedoninë e Veriut. Mjekët amë…

16 minutes ago

North Macedonia cuts fuel prices

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë…

24 minutes ago

Mickoski: Bar exam will not be held entirely in Albanian; Macedonian remains the language of the judicial system

Sistemi gjyqësor duhet të bazohet në parimin e lingua franca, që është gjuha maqedonase, dhe kjo lidhet me sundimin e…

24 minutes ago

“Albanian Files”, Berisha akuzon Ramën për korrupsion dhe dyshon se SPAK do ta ndëshkojë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar hapjen e hetimeve nga SPAK për dosjen “Albanian File”, që lidhet me…

25 minutes ago