Categories: Uncategorized

Mendoi se abortoi, nënë e bijë takohen pas 36 vitesh

Nëna e një vajze të mbijetuar nga aborti ka folur për momentin që zbuloi se e bija ishte gjallë, 36 vite pasi e ëma, që ishte infermiere, kishte kryer abortin pa dëshirën e saj, shkruan Daily Mail.

Më 1977-ën, Melissa Ohden nga Missouri, po luftonte me jetën pasi kishte lindur rreth 1,3 kg. Nëna e saj, Ruth, u detyrua nga e ëma (që punonte infermiere në spital) të kryente një abort, kur ishte 8 muajshe shtatzënë. Ruth u largua nga spitali duke menduar se e kishte abortuar fëmijën, por fëmija ishte gjallë dhe një infermiere ia kishte dëgjuar të qarën në koshin e plehrave .

Të lidhura

None found

Pasi infermierja e riktheu në spital, e ëma e Ruth, e cila ishte supervizorja e turnit, e urdhëroi ta linte fëmijën në dhomë të vdiste. Si për mrekulli, vajza, që sot quhet Melissa, mbijetoi dhe u adoptua shumë shpejt.

Tani nëna biologjike e saj, Ruth, ka rrëfyer shokun që përjetoi pasi u ribashkua me të bijën, e cila e kishte kërkuar për dy dekada, pasi kishte mësuar se e ëma nuk ishte në dijeni të ekzistencës së saj. Pas abortit, Ruth e kishte braktisur familjen e saj, duke u larguar përgjithmonë.

“Dita që mësova se Melissa i kishte mbijetuar abortit të kryer nga nëna ime, ishte e diel, në gusht të 2007-ës. Motra ime binjake, Mary më mori në telefon pasdite. E ndjeja që donte të më thoshte diçka serioze, kështu që shkova në dhomën e gjumit. Mary më tha se fëmija im ishte gjallë. Mendova sa shaka mizore po më bënte ime motër.”

Tani Ruth dhe Melissa kanë një marrëdhënie të ngushtë. Pjesa më e bukur për to ishte kur zbuluan të përbashkëtat dhe ngjashmëritë fizike që kishin me njëra-tjetrën.

Melissa ndoqi studimet për shkenca politike në University of South Dakota dhe më vonë mësoi se edhe nëna e saj, Ruth kishte studiuar atje. Çuditërisht, gjyshja e saj, e cila kishte kryer abortin, ishte pedagoge në atë universitet gjatë kohës që Melissa ka studiuar atje.

Ajo e kishte përjetuar shumë keq faktin që ishte një fëmijë i adoptuar, duke menduar se e ëma nuk e ka dashur, por kur mësoi të vërtetën, nuk u ndal derisa e gjeti nënën biologjike.

Melissa kishte gjetur kontaktin e gjyshërve të saj dhe u kishte shkruar një letër, por vetëm gjyshi i ktheu përgjigje, duke i thënë se e ëma e saj ishte larguar nga ata prej kohësh.

Por një ditë, një kushërira e Ruth e kontaktoi pasi mësoi se ajo kishte komunikuar me gjyshin. Kushërira i vendosi në kontakt të dyja, pas 17 vitesh kërkime dhe prej atëherë ato janë bërë mikesha të ngushta./abcnews.al

të fundit

Ish- zv.ministrja Irena Beqiraj: Apartamenti u bë më fitimprurës se fabrika, qeveritë e Ramës gjithmonë kanë dështuar! Në vend të një modeli tjetër ekonomik, taksojnë pasojat

nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…

24 seconds ago

Chivu merr përgjegjësi pas disfatës në derbin ndaj Milanit

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…

2 minutes ago

Fifth consecutive protest in Pristina calls for justice for Arlinda Zekaj

Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…

6 minutes ago

List of Serbian paramilitaries suspected of crimes in Kosovo

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…

6 minutes ago

Kosovo’s capital investments reach just 30% of the planned budget

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

7 minutes ago

Vučić’s defeat does not guarantee change in Serbia, Bosch says nationalism could prevail and affect Kosovo

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

7 minutes ago