Është verë dhe shumica e produkteve që vendosni në fytyrë, shkrijnë menjëherë. Për të shmangur këtë, ja disa këshilla sesi ta bëni të përshtatshëm për verë rutinën e make up-it.
Ju nuk vishni disa shtresa rrobash në verë, kështu që ndiqeni këtë rregull edhe me produktet që vendosni në fytyrë. Mos përdorni disa kremra me përbërje të yndyrshme, por zëvendësojini këto me formula që ju japin një pamje mat (pa shkëlqimin e tepruar). Fillojeni me kremin e diellit.
Po, mund të përdorni fondatinë gjatë verës. Megjithatë bëhuni selektivë dhe zgjidhni një fondatinë me përbërjen e duhur, sikur të mbulojë edhe efektin e korrektorit do të ishte perfekte.
Konturimi nuk ka pse të jetë i komplikuar, sidomos gjatë verës. Mjafton nga një kalim në secilën faqe dhe në ballë. Shtojini kësaj edhe pak ndriçim tek mollëzat dhe mos harroni të sfumoni.
Gjatë verës nuk keni pse shqetësoheni për të kombinuar të kuqin e buzëve me atë të mollëzave, sepse mund të përdorni të njëjtin produkt. Zakonisht sugjerohet diçka pak e yndyrshme që të mbajë buzët e hidratuara.
Ndërsa për pjesën e toneve të syve, gjithçka ju duhet është të qëndroni te ngjyrat e sigurta. Tonet e kafes janë zgjedhja perfekte për çdo make up të këtij sezoni, pasi mund të krijoni çdo lloj look-u që dëshironi me pak imagjinatë.
Pasditen e sotme rreth orës 14:35, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit, ku për pasojë…
Një ditë para protestës së opozitës, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë ka nisur vendosja e mburojave metalike…
Ditën e sotme rreth orës 14:05, një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Cërrik–Belsh, ku një automjet i drejtuar…
Mbrëmjen e djeshme, ka nisur edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, ku 14 personazhe janë bërë pjesë e shtëpisë…
Jake Paul u mund nga Anthony Joshua, në ndeshjen e boksit të mbajtur në Miami. Boksieri britanik Joshua, “hodhi në…
Kryetari i grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me imunitetin e…