Categories: Uncategorized

Letra imagjinare e Covid-19 drejtuar njerëzimit bëhet virale në rrjet

Apeli i fortë i blogeres italiane Darinka Montiko bëhet viral. Letra imagjinare e koronavirusit drejtuar njerëzimit trajton tema të forta të shkatërrimit që njerëzit po i bëjne planetit dhe duket se ka ardhur koha që të gjithë të ndalojmë, të shohim, të dëgjojmë…

Ndaloni!

Thjeshtë alt, stop, mos lëvizni

Nuk është më një kërkesë. Është detyrim. Jam këtu për t’ju ndihmuar.

Kjo lodër supersonike ka konsumuar binarët.

Mjaft trena,

shkolla,

qendra tregtare,

takime.

Kemi thyer vorbullën marramendëse të iluzioneve dhe të detyrimeve që ju bllokuan të ngrini sytë në qiell, të shihni yjet, të dëgjoni detin, të përkundeni nga cicërima e zogjve, të rrokulliseni në lëndina, të mblidhni një mollë nga pema, t’i buzëqeshni një kafshe në pyll, të merrni frymë në mal, të dëgjoni mirëkuptimin.

U detyruam ta thyejmë.

Nuk mund të zëvendësoni Zotin.

Detyrimi ynë është reciprok.

Siç ka qenë gjithnjë, edhe pse, e keni harruar. Do të ndërpresim këtë transmetim, transmetimin e pafundë kakofonik të ndarjeve dhe të hutimeve, për t’ju sjellë këtë lajm:

nuk jemi mirë, asnjë prej nesh,

të gjithë ne po vuajmë.

Vitin e kaluar furtunat e zjarrit që dogjën mushkëritë e Tokës nuk ju ndalën.

As akullnajat që po treten,

as qytetet tuaja që po zhyten,

dhe as ndërgjegjësimi se jeni shkaktarët e vetëm të zhdukjes së gjashtë në masë.

Nuk më dëgjuat.

Ë shtë e vështirë të dëgjoni duke qenë kaq të zënë, duke luftuar të kacavirreni gjithnjë e më lart mbi skelat e komoditetit që keni ndërtuar.

Themelet po shemben, po përkulen nën peshën e dëshirave tuaja false.

Unë do t’ju ndihmoj.

Do të sjell furtunat e zjarrta në trupin tuaj,

do të përmbys mushkëritë tuaja,

do t’ju izoloj si një ari polar mbi një ajzberg në det të hapur.

Më dëgjoni tani?

Nuk jemi mirë. Nuk jam një armik. Jam një lajmëtare i thjeshtë, jam një aleat, jam forca që do të risjell ekuilibrin.

Tani duhet të më dëgjoni, po ulërij që të ndaloni!

Ndaloni, heshtni, dëgjoni.

Tani ngrini sytë në qiell, si ju duket? Nuk ka më avionë, sa ju duhet që të jeni mirë e të shijoni oksigjenin që po merrni?

Shihni oqeanin, si është? Shihni lumenjtë, si janë? Shihni Tokën, si është? Shihni veten tuaj, si jeni?

Nuk mund të jesh i shëndetshëm në një ekosistem të sëmurë.

Ndalo.

Shumë kanë frikë tani. Mos i jepni fuqi frikës, mos e lini t’ju pushtojë. Lëreni që t’ju flasë, dëgjoni mençurinë e saj.

Mësoni të qeshni me sy.

Do t’ju ndihmoj, nëse më dëgjoni.

#DËGJO

të fundit

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare, sekuestrohen 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Tiranës, ka njoftuar se ka nisur procedimin e lirë ndaj një shtetaseje, pronare e një dyqani Exchange, pasi…

9 minutes ago

Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet

Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe…

47 minutes ago

Vendimi i qeverisë/ Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë që përfitojnë

Këshilli i Ministrave, ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe…

1 hour ago

Aksident në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

Mbrëmjen e djeshme, një aksident automobilistik është regjistruar aksin Tepelenë-Këlcyrë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në kthesën e fshatit Mezhgoran,…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 84.4 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit/ Vijon rinumërimi i votave për Tiranën, KQZ: Deri tani janë hapur 355 kuti, ja rezultati

Ditën e sotme, do vijojë dhe procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit…

2 hours ago