“Vetëm për dy”. Kështu quhet restoranti italian që krijon kujtime të veçanta për vizitorët e tij romantikë, duke u mundësuar çifteve të darkojnë privatisht nën një sfond intim e plot stil.
Restoranti në qytetin italian të Vacones në provincën e Rietit, gjendet në një godinë të shekullit të 19-të.
Klientëve u duhet të prenotojnë disa muaj e madje edhe një vit para pasi atje ka vetëm një tavolinë për dy veta. Dekori i dizenjuar posaçërisht, stili muzikor dhe menuja e personalizuar zgjidhen 10 ditë para secilit prenotim për ta bërë ekpseriencën të paharrueshme.
“Zakonisht na duhet të diskutojmë me klientët për të vendosur momentin e mbërritjes në mënyrë që të kemi kohë te mjaftueshme për të ndezur qirinjtë në kopësht e gjithashtu i pyesim ata se për çfarë rasti bëhet fjalë”, shprehet Remo Di Claudio, pronar i restorantit.
Çiftet kanë hapësirën e tyre private dhe përdorin zilen për të thërritur kamarierin. Maurizia Freddo zgjodhi të festonte këtu 20-vjetorin e martesës.
“Remo të ofron një ëndërr të bukur të cilën mund ta gjejmë vetëm këtu”, shprehet Maurizia Freddo.
Pronari i lokalit Remo Di Claudio thotë se ideja për hapjen e një restoranti vetëm për dy vetë i kishte lindur pas një darke të tmerrshme Krishtlindjesh, 30 vite më parë. Çmimi për një darkë intime është 250 euro për person.
Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…