Categories: Uncategorized

Koronavirusi prek edhe “Apple”, kompania e fuqishme merr këtë vendim

Kompania gjigante e teknologjisë, “Apple”, ka paralajmëruar se efektet e koronavirusit në Kinë do të ndikojnë në prodhimet dhe fitimet e saj. Për këtë arsye, sipas deklaratës së kompanisë, “furnizimi me iPhone në të gjithë botën do të kufizohet përkohësisht”.

Në këtë mënyrë, “Apple” bëhet kompania e parë e madhe amerikane që konfirmon prekjen nga efekti i virusit vdekjeprurës.

“Apple”, në fakt, kishte parashikuar të ardhura rekord deri në 67 miliardë dollarë për tremujorin aktual, nuk e zbuloi se sa ishte vlera në para që do të ndikonte.

“Ne nuk presim të arrijmë shifrat që kishim pritur për tremujorin që përfundon në mars”,- tha kompania në një deklaratë publike, duke shtuar se “ata po gjejnë një kthim në normalitet”.

Me shumicën e dyqaneve në Kinë ose që qëndrojnë të mbyllura ose që operojnë me kohë të pjesshme, shitjet e produkteve të “Apple” do të jenë më të ulëta, tha kompania.

“Të gjitha dyqanet tona në Kinë dhe shumë nga bashkëpunëtorët tanë janë mbyllur. Përveç kësaj, dyqanet e hapura operojnë me kohë të pjesshme dhe me një numër klientele shumë të ulët. Gradualisht, ne do të hapim përsëri dyqane me pakicë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë sa më të sigurt që të jetë e mundur”,- tha “Apple” në deklaratë.

Analistët vlerësojnë se virusi mund të ulë kërkesën për telefonat inteligjentë në gjysmëtremujorin e parë në Kinë, që është tregu më i madh në botë për këtë kategori. Industria e automobilëve është një zonë tjetër që është prekur. Në të njëjtën kohë, javën e kaluar, prodhuesi i makinerive të rënda JCB tha se do ndërpresë prodhimin në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të mungesës së pjesëve nga Kina.

të fundit

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes, periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

5 minutes ago

Mandatimi i qeverisë, Rama pritet të shkojë në Presidencë

Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…

26 minutes ago

Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…

47 minutes ago

Rama poston bisedën me Inteligjencën Artificiale, “Diella”: Më tha kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon

Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur…

1 hour ago

Kuvendi nis me tensione, Sali Berisha shkon në foltore, rrethohet nga Garda (VIDEO)

Këtë të premte, seanca parlamentare ka nisur me tensione e debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Tensionet nisën, pasi…

2 hours ago

Zegjineja që ditën e parë në Kuvend: Historia ime me Gazin tashmë ka përfunduar

Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11…

2 hours ago