Categories: Uncategorized

Kompanitë farmaceutike në garë për testin e COVID-19

Gjigandi farmaceutik zviceran “Roche” tha të premten se së shpejti do të ketë një test për të treguar nëse njerëzit kanë patur Covid-19, duke iu bashkuar kështu firmave të tjera që po konkurojnë për të prodhuar një sistem efikas. Ndërkohë një laborator në Gjermani ka filluar vizitat derë-më-derë për të testuar njerëzit për koronavirusin.

Firmat farmaceutike po garojnë për të zhvilluar një test që mund të tregojë nëse njerëzit kanë patur Covid-19. Gjigandi zviceran Roche është kompania më e fundit që thotë se po bën përparim në këtë drejtim.

Të lidhura

None found

Kompania tha të premten se shpresonte të ofronte një test gjaku deri muajin e ardhshëm.

Firma me seli në Bazel thotë se ka caktuar njerëz që punojnë edhe gjatë netëve dhe fundjavave për zhvillim e këtij testi. Kompania planifikon të ariijë një nivel prodhimi prej disa dhjetëra milionë testesh në muaj.

Lajmet pasojnë njoftime të ngjashme nga kompani, si Laboratorët Abbot në Shtetet e Bashkuara, dhe DiaSorin në Itali.

Ndërkohë shkencëtarët në Institutin e Mynihut për sëmundjet tropikale po marrin masat që tani për testimin e rasteve të panjohura me koronavirus, duke zhvilluar një sistem testimi nëpërmjet vizitave derë më derë. Ata thonë se kjo do të jetë pjesë e një studimi më të gjerë për pandeminë dhe efikasitetin e masave të mundshme.

“Përcaktimi i numrit të rasteve të panjohura është shumë i rëndësishëm. Duhet të dimë përmasat e përhapjes dhe infeksioneve të koronavirusit të ri në Gjermani… Nëse do të testonim vetëm pacientët nëpër spitale do të merrnim vetëm njerëzit e infektuar. Ne donim të zbulonim se sa njerëz janë infektuar me koronavirusin pa patur simptoma ose me simptoma shumë të lehta”, tha Andreas Wieser, drejtor i laboratorit të klinikës universitare.

Shkencëtarët në Mynih thonë se personat-subjekt të vizitave derë-më-derë janë qëllimisht të rastësishëm.

“I informojmë fillimisht personat për procedurën dhe studimin e ekipit tonë, pasi duhet ta dinë ç’po ndodh. Nëse bien dakort, do t’u përgjigjen disa pyetjeve për disa ditë. Në vazhdim do t’u marrim rreth 3 ml gjak që do të testohet për antitrupa. Aty do të shohim nëse sistemi imunitar është aktivizuar (nga infeksioni)”, tha Laura Olbrich, e Klinikës Universitare.

Ekspertët thonë se teste të tilla do të jenë thelbësore për përcaktimin e përhapjes së sëmundjes dhe menaxhimin e masave ndaj saj.

Por disa mendojnë se korporatat e mëdha farmaceutike janë ende shumë të prirura për konkurrencën.

Të premten, një grup investitorësh kryesorë thanë se po kërkonin që emrat kryesorë të industrisë të bashkojnë forcat.

Ata u kanë shkruar firmave, si Roche dhe Johnson & Johnson, duke u thënë se është koha për të lënë mënjanë rivalitetet.

Letra përcakton parimet që duhet të ndjekin kompanitë, përfshirë ruajtjen e çmimeve të arsyeshme.

Disa nënshkrues thanë se ata mund të kërcënojnë që të tërheqin investimet nga kompanitë që nuk veprojnë kështu.

të fundit

Fire in Himarë is being brought under control, homes no longer threatened

Situata e zjarrit në Himarë është duke shkuar drejt stabilizimit, ndërsa sipas informacionit të fundit nga Prefektura e Vlorës, aktualisht…

4 hours ago

More than 450 personnel and 160 military members on the fire front in Himara

Rreth 460 efektivë dhe punonjës të strukturave të ndryshme janë angazhuar në terren për përballimin dhe shuarjen e zjarrit. Në…

4 hours ago

Zjarri në Himarë po vihet nën kontroll, banesat nuk kërcënohen më

Situata e zjarrit në Himarë është duke shkuar drejt stabilizimit, ndërsa sipas informacionit të fundit nga Prefektura e Vlorës, aktualisht…

5 hours ago

Mbi 450 efektivë dhe 160 ushtarakë në vijën e frontit të zjarrit në Himarë

Rreth 460 efektivë dhe punonjës të strukturave të ndryshme janë angazhuar në terren për përballimin dhe shuarjen e zjarrit. Në…

5 hours ago

PSG zgjat bashkëpunimin me pesë futbollistë të rëndësishëm

Paris Saint-Germain ka siguruar të ardhmen e pesë futbollistëve, duke rinovuar kontratat e Lucas Beraldos, Senny Mayulu, João Nevesit, Willian…

6 hours ago

Horoskopi 5 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Tregohuni sa me te kujdesshëm qe te mundeni gjate kësaj dite sepse ne te kundërt situata mund t’iu dale…

6 hours ago