Categories: Uncategorized

Kina ndalon botimin e studimeve për origjinën e koronavirusit

Kina ka vendosur kufizime për botimin e artikujve akademikë mbi origjinën e koronavirusit, sipas një njoftimi tashmë të fshirë të qeverisë, të botuar në faqet e dy universiteteve kineze.

Sipas kësaj politike të re, të gjitha punimet akademike mbi Covid-19 do t’i nënshtrohen një vëzhgimi shtesë përpara se të paraqiten për botim. Studimet mbi origjinën e koronavirusit, që do të marrin një kontroll shtesë, do të miratohen nga zyrtarët e qeverisë vendore.

Të lidhura

None found

Një ekspert mjekësor në Hong Kong, i cili bashkëpunoi me studiues të tjerë në lidhje me analizën klinike të rasteve me Covid-19, tha për CNN se në shkurt puna e tij nuk i nënshtrohej një kontrolli shtesë.

Që nga fundi i janarit, studiuesit kinezë kanë botuar një seri hulumtimesh në revista kombëtare dhe ndërkombëtare me ndikim. Disa studime sigurisht që vendosin në pikëpyetje qeverinë dhe zyrtarët kinezë, gjë që sigurisht ka ngjallur polemika në rrjetet sociale.

Një studiues, që preferoi të mbetej anonim për shkak të frikës nga hakmarrja e qeverisë, tha për CNN se kjo masë është shqetësuese dhe mund të pengojë kërkimet e rëndësishme shkencore.

“Mendoj që është një përpjekje e koordinuar nga qeveria kineze për të kontrolluar narrativën dhe për të thënë se shpërthimi [i koronavirusit] nuk e ka origjinën në Kinë,” tha studiuesi. “Nuk mendoj se do ta tolerojnë një studim objektiv për të hetuar origjinën e sëmundjes.”/CNN

të fundit

Kim Kardashian bëhet North West për Halloween, duke kopjuar stilin e vajzës së saj

Kim Kardashian ka hyrë në atmosferën e Halloween-it me një maskim të pazakontë, duke u transformuar në vajzën e saj…

4 minutes ago

BMW përgatit i3 Touring elektrik për nevojat e familjeve

BMW po përgatit modelin e ri elektrik i3 Touring, një veturë familjare që pritet të prezantohet zyrtarisht në vitin 2027.…

4 minutes ago

Musk po shqyrton bashkimin e Tesla-s me SpaceX-in

Elon Musk ka deklaruar se po shqyrton seriozisht bashkimin e Tesla-s dhe SpaceX-it, dy kompanive të tij më të mëdha."A…

4 minutes ago

BYD synon rimëkëmbjen e shitjeve me shtatë modele të reja në fund të vitit 2026

Prodhuesi kinez i veturave BYD do të prezantojë shtatë modele të reja gjatë tremujorit të katërt të vitit 2026, në…

5 minutes ago

BIRN: Trajtimi i të miturve gjatë protestave ngre shqetësime për veprimet e policisë

Të paktën 204 të mitur janë arrestuar ose proceduar penalisht gjatë protestave të ditëve të fundit në Shqipëri, ndërsa Avokati…

7 minutes ago

BE-ja shqyrton nëse aktorë të huaj po shfrytëzojnë trazirat në Francë për fushata dezinformimi

Rregullatorët evropianë po hetojnë nëse aktorë të huaj po shfrytëzojnë trazirat dhe episodet e dhunës në Francë dhe vende të…

8 minutes ago