Kim Jong-un njoftoi se qentë si kafshë shtëpiake janë një “simbol i dekadencës së kapitalizmit” dhe urdhëroi që të gjithë qentë t’u dorëzohen autoriteteve.
Nga ana tjetër, pronarët kanë frikë se miqtë e tyre të dashur do të përdoren si “zgjidhje” për problemin e mungesës së ushqimit në këtë vend.
Kim njoftoi se tani është e paligjshme të kesh një kafshë shtëpiake, duke theksuar se “qeni në shtëpi është një prirje e ndyrë e ideologjisë borgjeze”.
“Të gjitha familjet që kanë qen janë identifikuar dhe tani duhet t’i dorëzojnë ato tek autoritetet,” i tha një burim gazetës koreanejugore Chosun Ilbo.
“Disa nga kafshët dërgohen në kopshte zoologjike, dhe të tjerët do të shiten në restorante për t’u përdorur si mish.”
Mishi i qenve konsiderohet delikatesë në Gadishullin Korean. Në Korenë e Jugut, kjo traditë po bëhet më e rrallë, por edhe në këtë vend, vlerësohet se rreth një milion qen hahen çdo vit. Megjithatë, në Veri, mishi i qenve është në menu në të gjitha restorantet, dhe kryesisht hahet gjatë muajve të verës, sepse banorët besojnë se ai rimbush trupin me energji.
Ndalimi i mbajtjes së kafshëve shtëpiake ka shokuar shumë banorë të Pyongyangut, të cilët që nga fundi i viteve 1980, kanë pasur gjithnjë e më shumë qen në shtëpitë e tyre. Ishte një simbol i zhvillimit ekonomik dhe banorët e pasur ecnin me qentë e tyre.
Sidoqoftë, një raport i fundit i KB deklaroi se 60 për qind e popullsisë së vendit (popullsia 25.5 milionë) po përballet me mungesa ushqimore, për shkak të sanksioneve, vendimit për mbylljen e kufirit me Kinën për shkak të një pandemie, dhe shton se vitin e kaluar u godit nga katastrofa të rënda natyrore që shkatërruan të lashtat.
Mediat e Koresë së Jugut theksojnë, “Meqenëse derri dhe viçi janë një luks që nuk mund ta përballojnë, qentë në Pyongyang ka të ngjarë të përdoren për të ulur urinë në muajt e ardhshëm”.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…