Categories: Uncategorized

Keni kujdes! Ja vendet më të papastra që mund të prekni gjatë një dite

Me përhapjen e COVID-19 është më e rëndësishme se kurrë të bëni kujdes se ku vini duart.

Këshilla e parë për t’u mbrojtur nga ky virus është higjena e lartë.

E në përgjithësi të gjithë llojet e viruseve, infeksioneve apo baktereve shpërndahen pikërisht në këtë mënyrë, duke mos treguar kujdes me higjeën e duke vendosur duart në çdo sipërfaqe të mbushur me mikrobe.

Për të qenë gjithnë vigjilentë, në këtë artikull do ju tregojmë disa nga vendet më të papastra që mund të vini duart dhe ku mund të qëndroni.

Fytyra juaj
Megjithëse mund të tingëllojë çuditëshëm, fytyra mund të mbledhë shumë papastërti gjatë një dite.

Sytë goja dhe hunda janë të ndjeshme ndaj çdo prekje që mund të bëni rreth tyre edhe nëse përdorni maskë.

Kështu mundohuni të mos e prekni fytyrën tuaj me duar të palara.

Dorezat e dyerve
Edhe pse studiuesit besojnë se kontakti person me person ka më shumë gjasa ta përhapë Covid-19 sesa prekja e sipërfaqeve ekziston mundësia që atë ta merrni edhe nga sipërfaqet.

Virusi mund të jetojë deri në 2-3 ditë në sipërfaqe të forta si dorezat e dyerve.

Kështu për të qenë sa më të sigurtë, shtyjini dyert dhe dorezat me krah ose me bërryl kur është e mundur apo përdorni doreza.

Duart e njerëzve të tjerë
Dr. Anthony Fauci, një anëtar kryesor i ekipit të përgjigjes ndaj pandemisë në SHBA, kohët e fundit u shpreh se ai beson se “shtrëngimi i duarve ka vdekur”, kjo sepse është një veprim që e përhap koronavirusin.

Kështu praktikoni takimet me bërryl apo pëshëendetjet nga larg.

Karrocat e supermarketeve
Karrocat e supermarketeve kanë qenë një burim bakteresh edhe para pandemisë.

Shmangni prekjen e tyre ose fshijini ato me një antibakterial dhe lani ose pastroni duart tuaja sa më shpejt pasi të keni mbaruar pazarin.

Butonat e ashensorëve
Gjithashtu një burim i madh mikrobesh ndaj bëni kujdes kur i prekni.

Pastroni duart menjëherë dhe mos prekni fytyrën.

Paratë
Siç është thënë edhe nga ekspertët tashmë, paratë janë një burim infeksioni ndaj bëni shumë kujdes me to.

Telefoni dhe çanta
Të dyja për përdorim të përditëshëm për shumë njerëz, por me një rrezik për shpërndarjen e Covid-19 apo të mikrobeve të tjera në trupin tuaj.

Mundohuni t’i pastroni sa më shpesh këto dy sende të pandashme tashmë në jetën e përditëshme dhe mbajini sa më larg fytyrës.

Ambiente të tjera publike
Lista e vendeve ku duhet të tregoni kujdes së fundëmi është e gjatë dhe fillon që nga menutë e restoranteve të cilat kalojnë nëpër shumë duar njerëzish, deri tek tualetet publike.

Detinfektuesit e duarve publik janë një sipërfaqe që është në kontakt me shumë persoba gjithashtu apo zyrat ku ju duhet të përdorni një stilolaps të vendosur për vizitorët.

Ekspertët këshillojnë të bëni kujdes kudo ku shikoni se ka fluks njerëzish dhe të lani duart sa më shpesh./

të fundit

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

5 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

12 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

8 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

8 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

8 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago