Në epokën e Instagram-it, të marrësh afirmimin e të tjerëve përmes pëlqimeve apo ndjekësve, të shkakton ndjesi të mirë. Ndihesh i pranuar dhe i mbështetur. E kundërta ndodh në momentin që ndjen se gjërat s’janë më si më parë.
Story-it e tu nuk shihen më nga shumë njerëz, apo numri i “like-ve” po bie. Ç’ndodh me trurin tonë në këtë moment?!
Mendimi se diçka s’e kemi bërë mirë, është i pari që na vjen. Sipas ekspertëve, humbja e folloëers-ve, apo pëlqimeve, (ndjekësve aktivë) krijon një lidhje direkte me besimin në vete apo tek grupi ynë shoqëror.
Edhe pse njerëzit janë të vetëdijshëm që kjo “humbje” nuk përkthehet në humbje të vërtet shokësh, niveli i ulët i përfshirjes regjistrohet si diçka negative në trurin tonë.
Pse mërzitemi kur s’marrim ‘like’ në Instagram?
Nëse një dekadë më parë, nuk perceptohej një mërzitje apo ndryshim humori për një shkak si ky, sot është diçka krejt normale. Çfarë ekspertët sugjerojnë në të tilla momente, është t’i kujtoni vetes se ndonjëherë njerëzit nuk janë aktivë me publikimet tuaja sepse janë thjesht të shpërndarë, të zënë apo po bëjnë diçka me jetën e tyre. Jo gjithmonë ka diçka personale me ty.
Për aq kohë sa kontenti juaj nuk fyen dikë, duhet të mësoni t’i jepni vetes hapësirën e duhur për t’u ndjerë mirë dhe të sigurtë në çfarë zgjidhni të ndani me të tjerët.
Në momentet që ndiheni keq nga mungesa e një reagimi në rrjetet sociale, kujtoni se arsyeja mund t’i ketë rrënjët përtej miqësisë që keni ju. Nëse një sjellje e caktuar në Instagram e një miku tuaj ju shqetëson, bëni një bisedë offline për të sqaruar çdo keqkuptim.
Në të kundërt, zgjedhja më e mirë është të postoni Story dhe të mos shihni kurrë kush jua ka parë e kush jo!
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…
Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…