E vështirë të gjesh një burrë ose një grua që t’i pëlqejë të hekurosë, sidomos tani në verë. Megjithatë, gjatë udhëtimit të rrobave nga lavatriçja në dollap, kalimi nga hekuri është i detyrueshëm.
Por i t’ia bëni ta shmangni hekurin sa më shumë për të mos u bezdisur nga vapa dhe për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike?
None found
-Preferoni larjet e shkurtra në lavatriçe me një centrifugë maksimumi 800 rrotullime.
-Pasi të ketë mbaruar lavatriçja, nxirrini rrobat menjëherë dhe hapini në hapësira të bollshme.
-Për këmishat: pasi t’i keni larë, tërhiqini me dorë, sidomos nga ana e kopsave në mënyrë që të shtriqen fibrat dhe thajini mbi një tel.
-Çarçafët dhe peshqirët: pasi t’i keni shkundur 2-3 herë, hapini mirë dhe kur të jenë akoma pak të lagur, mblidhini me kujdes. Shtrijini mirë me duar, pastaj rihapini dhe lërini të thahen plotësisht. Vendosini në sirtarë njëri mbi tjetrin. Pesha do t’i ndihmojë të qëndrojnë të hekurosur.
-Trikot dhe bluzat: pasi t’i keni shkundur disa herë, shtrini pëlhurën me duar dhe lërini të thahen në tel.
-Trikot dhe rrobat e leshta: Nëse ju ndodh që t’ju duhet të lani rrobat e leshta gjatë ndërrimit të stinëve, për të parandaluar marrjen e formave të çuditshme nga deformimi i fibrave, vendosini horizontalisht nëpër tela duke u kujdesur t’i ktheni herë pas here.
-Fundet dhe minifundet: Nëse i kapni tek beli dhe i shkundi disa herë, s’do të ketë nevojë për gjë tjetër.
-Xhinset dhe pantallonat: Edhe për këto veshje, vlen rregulli i shkundjes së tyre para nderjes dhe hapja mirë me duar në mënyrë që të shtihen fibrat. Gjyshet tona i ndernin mbrapsht, duke u nxjerrë xhepat dhe duke u kujdesur t’i linin larg njëra tjëtrës.
-Veshjet për fëmijë: Gjatë verës preferoni veshje të lehta, që nuk kanë nevojë për hekur.
Aktivisti Ilir Xhemalaj ka mbajtur një fjalim gjatë protestës, ku ka deklaruar se tubimi përfaqëson, sipas tij, “shpirtin e pamposhtur…
Getoar Selimi feston sot 44-vjetorin e lindjes. Bashkëshortja e tij, moderatorja Marina Vjollca, e ka uruar me një dedikim romantik…
Ashtu si çdo fundjave trafiku bllokon Elbasanin. Qindra mjete i drejtohen zonave turistike për fundjavë, teksa juglindja mbetet destinacion i…
Në ditën e 34-t të protestës që po zhvillohet në kryeqytet, gjatë tubimit të qytetarëve në Tiranë janë dëgjuar deklarata…
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e…
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe pak ditë i kanë mbetur deri në certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7…