Categories: Uncategorized

Jeni mërzitur? Këto histori të sikletshme do t’ju ngushëllojnë

#1

“Isha në park dhe një grua po thërriste: “Kush do akullore, le të vijë këtu”. Unë shkova bashkë me një grup njerëzish. Ajo nxorri akulloret dhe mua më pyeti “Po ti kush je?”. Kështu kuptova se gjithë njerëzit e tjerë ishin familjarë të gruas.”

#2

“Halla ime pa një restorant të hapur në Greqi dhe u ul. Ajo nuk fliste greqisht, ata nuk dinin anglisht, kështu ajo tregoi me gisht se do merrte çfarë po hanin të tjerët. Kur u përpoq të paguante dhe e refuzuan, kuptoi se ishte ulur në dasmën e dikujt.”

#3

“Një ditë pashë një grua që zgjati krahët dhe donte të më përqafonte. Mendova se ishte dikush që e njihja para shumë kohësh dhe shkova ta përqafoj, kur ajo më tha “Jo ti, i dashur” dhe kur ktheva kokën, kuptova se dikush tjetër po vinte drejt saj.”

#4

“Kur kthehesha nga shkolla për në shtëpi me makinë, përshëndesja gjithmonë me dorë rojen që mbante veshur një xhaketë blu dhe kapele të kuqe. Një ditë mami më sheh, sikur diçka nuk shkonte me mua. Ajo që më dukej si roje, ishte në fakt një kuti postare me kapele të kuqe mbi të. Mora syzet e para optike atë ditë.”

#5

“Motra imë po lyente bukën me gjalp kikirku, kur i duhej t’i ndërronte pelenën nipit tim. Teksa ndërronte pelenat, pa pak gjalp kikiriku në krah dhe e lëpiu. Nuk kishte qenë gjalp kikiriku.”

#6

“Para 7 vitesh, hyra në një taksi dhe kërkova të më linte ca kilometra më larg. Në fund të rrugës, kur do bëja pagesën, kuptova se nuk isha futur në një taksi. “

#7

“Shkova në punë një ditë dhe të gjithë dukeshin si të habitur dhe po rrinin si të ngrirë. Pyeta si me tallje “O zot, kush vdiq?” Në atë moment, djali, që sapo i kishte vdekur gjyshja, kthehet nga unë me sytë me lot.”

#8

“Kur isha 4 ose 5 vjeç, pashë një foto në kornizë të mamit tim me një fëmijë të vogël. U bëra shumë xheloze, sa e mora foton dhe e përplasa në tokë. Tek fotoja, kisha dalë unë me mamin.”

#9

“Kur kam qenë më e vogël, shkova tek një grua në radhën e marketit, e pickova tek të pasmet, qesha dhe e përqafova. Mendova se ishte mami, por jo. E mendoj edhe sot, 35 vite më vonë.”

#10

“Një ditë korrigjova mësuesen kur po thoshte sesi bota do shkatërrohej në 2020-ën. Unë shpjegova para klasës se si ajo e kishte gabim dhe në fakt bota shkatërrohej në 2012-ën. Ne ishim në 2019-ën.”

#11

“Urova shoqen që shihja pas shumë vitesh për shtatzëninë. Nuk kishte qenë shtatzënë, thjesht kishte shtuar në peshë.”

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago