Categories: Uncategorized

Historia e një adoleshenti gjysëm makinë, gjysëm njeri

Duket e pashmangshme që në këtë epokë të teknologjisë inteligjente, njerëzit do të fillojnë të mendojnë për mënyra për ta bërë teknologjinë pjesë të trupit të tyre. Sot, njerëzit kanë aftësinë të ndryshojnë veten në mënyra të reja dhe të paprecedenta dhe historia e 19-vjeçarit Kai Landre është një provë e gjallë e kësaj të ardhmeje.

“Emri im është Kai Landre dhe unë jam një cyborg”.

Cyborg është termi i shkurtuar për një organizëm kibernetik. Është termi që përdoret për të përshkruar diçka që është gjysëm makinë dhe gjysëm njeri.

Sot, 19-vjeçari Kai Landre ndiqet nga një ekip xhirimi. Po prodhojnë një film në lidhje me cyborg-un adoleshent nga Barcelona.

Landre ka një çip të veçantë që do të ngjitet në kafkën e tij dhe një tjetër – në krahun e tij, që i mundësojnë atij të ndiejë rrezet kozmike që na rrethojnë dhe t’i shndërrojë ato në nota muzikore.

Universiteti Princeton ftoi të riun të vinte në qytetin e Nju Jorkut për të mbajtur një fjalim dhe për të shpjeguar se çfarë do të thotë të jesh një cyborg.

“Unë isha shumë i ngazëllyer që ndodhesha aty, aq i ngazëllyer sa që munda të paraqes sensin kozmik për herë të parë. Unë shkova në Princeton për të paraqitur këtë prototip dhe gjithashtu për të folur për cyborg-ët (organizmat kibernetikë)”, thotë zoti Landre.

Kai Landre ka lindur në vitin 2000 dhe për të, teknologjia e lartë ka qenë gjithmonë shumë më tepër sesa kompjuterat portativë dhe telefonat inteligjentë. Ai u interesua për eksplorimin e hapësirës dhe fizikën kuantike dhe më vonë u dashurua me muzikën.

“Fillova të krijoj muzikë dhe në të vërtetë publikova një album për hapësirën dhe gjithçka të lidhur me të …”, thotë ai.

Një takim me Neil Harbisson – një artist dhe aktivist britaniko-irlandez me origjinë spanjolle – u bë hapi tjetër i rëndësishëm në jetën e Landres.

Që nga lindja, Harbisson nuk mund të dallonte ngjyrat, por pasi ai u bë cyborgu i parë në botë me një antenë të transplantuar në kafkën e tij, ai mësoi të “shihte” ngjyrën – falë një çipi të veçantë që ia “lexon” ngjyrën e objekteve trurit të tij.

Së bashku me disa njerëz me mendime të ngjashme, Harbisson themeloi fondacionin Cyborg.

“… Ata më pyetën nëse doja të krijoja një sens të Cyborg-ut. Dhe thashë po. Pastaj më çuan në laboratorët kibernetikë në katin nëntokë – dhe unë pashë gjithçka që ata kishin krijuar. Dhe bëmë një veprimtari në të cilin Neil propozoi të rikrijonte një grafik të gjithë jetës time, të ndarë sipas viteve që kisha jetuar. Unë vendosa nga një kujtim për çdo vit dhe pastaj do të shihnim nëse ka ndonjë model që përsëritet … “, thotë zoti Landre.

Për momentin Kai ka veshur një prototip të çipit që do të vendoset në kafkën e tij, gjë që do ta bëjë atë personin e parë që do të marrë drejtpërdrejt sinjale nga hapësira, të kthyer në tinguj.

“Është si të dëgjosh një grimcë të lehtë që prek shqisat e mia, tingëllon si ‘bim, bom’. Kështu që funksionon në këtë mënyrë – ky është receptori i rrezeve kozmike. Në këtë çip, gjejmë pjesë të ndryshme. Kjo pjesë është një foto-përsëritës silikoni, që është në thelb një çip që merr grimca të lehta. Dhe ajo që ne bëjmë është të marrim grimcat e dritës atomike që krijohen kur rrezet kozmike bien mbi planetin tonë; paisja i merr këto grimca atomike – një grimcë për secilën rreze – dhe përkthen çdo rreze kozmike nga dendësia e saj energjetike në një notë me intensitet të lartë të ndryshëm… Është gjë e bukur, më pëlqen të jem në gjendje të dëgjoj hapësirën”, thotë ai.

Zoti Landre thotë se është gati për këtë përvojë – ai beson se kjo është pjesë e evolucionit njerëzor, pjesë e eksplorimit të natyrës në vend të pushtimit dhe shkatërrimit të saj.

të fundit

“SPAK lëshoi urdhrin për arrestim, por e tërhoqi”/ Vëllai i Nuredin Dumanit zbulon lidhjet: Suel Çela mbrohet nga …

"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…

9 minutes ago

VIDEO/ Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, miliarderi Al Khelaifi bëhet viral nga dyqani i fruta-perimeve

Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…

28 minutes ago

Prezantohet Rabiot: Erdha te Milani prej Allegrit, dua të shënoj të paktën 10 gola

Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…

32 minutes ago

Shehu theu urdhrin e grupit dhe votoi për kryetarin e ri të Kuvendit, Berisha e justifikon: Mund të mos e ketë kuptuar mesazhin në ‘whatsapp’

Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…

43 minutes ago

IKMT vijon aksionin në Valbonë, prishen bujtina të ndërtuara prej vitesh pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…

52 minutes ago

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë, merr 84 vota pro! Mazhoranca duartroket, opozita proteston

Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…

1 hour ago