Categories: Uncategorized

Hile psikologjike që do t’ju hyjnë në punë!

Njerëzit janë krijesa të çuditshme dhe të komplikuara. Ky fakt, mund ta vështirësojë disi socializimin, nëse nuk keni studiuar aspekte të psikologjisë njerëzore. Duke u njohur me disa të vërteta të thjeshta psikologjike se si funksionojnë mendjet tona, ju mund ta ndihmoni veten për të patur më shumë sukses në një intervistë pune, gjetjen e dashurisë dhe marrjen e asaj që dëshironi në jetë.

Zotërimi i këtyre njohurive do t’ju japë një avantazh të madh në çdo situatë mbi shumicën e njerëzve, duke ju bërë më instiktiv dhe të kapshëm ndaj detajeve.

Të lidhura

None found

– “Kontrolloni ngjyrën e syve të përsonit me të cilin po komunikoni”

Studime shkencore tregojnë se mbajtja e kontaktit me sy vetëm pak më gjatë sesa pjesa tjetër e njerëzve natyrshëm rrit menjëherë sharmin tuaj. Për të “mashtruar” veten në përdorimin e këtij studimi, kontrolloni thjesht ngjyrën e syrit të personit që po takoni. Kjo do t’ju bëjë më të pëlqyeshëm tek ata. Sigurohuni mos t’i hapni shumë sytë kur të bëni këtë veprim, pas situata do bëhet e sikletshme. Silluni sa më natyrshëm.

– “Përtyp çamçakëz për t’u qetësuar”

Do bëni diçka që ju bën të tensionuar apo nervoz? Provoni të përtypni çamçakëz teksa e bëni. Në këtë mënyrë, ju jeni duke “mashtruar” trurin tuaj se jeni në një moment të rehatshëm të ditës. Në vend që të jeni në panik (gjë e cila ju merr shumë energji), truri juaj arsyeton se për shkak se jeni duke bërë diçka tjetër (duke përtypur çamçakëz), ju nuk duhet të jeni të shqetësuar apo nervoz.

– Shmangni zemërimin duke u ulur pranë atij personi

Psikologjikisht, rezulton se është shumë më e lehtë të shkarkosh zemërimin tënd ndaj dikujt që është fizikisht larg teje. Ndonjëherë është pak e sikletshme, të debatosh me dikë që është pranë teje. Prandaj, nëse ndjeni avullin që po del nga veshët e shefit (ose partnerit) tuaj përpara një takimi, merrni kontrollin e situatës dhe uluni menjëherë pranë tij. Afërsia juaj do ndihmojë të mbahet zemërimi.

– “Shikoni drejtimin e këmbëve të njerëzve për të vlerësuar interesin e tyre ndaj teje”

A po e shijon personi që keni përballë bisedën me ju, apo po kërkon një justifikim për t’u larguar? Për ta zbuluar, thjesht shikoni këmbët e saj/ e tij. Nëse ato janë të drejtuara nga ti, personi është vërtetë i interesuar në bisedë. Nëse janë në një drejtim tjetër dhe të zhvendosura në mënyrë të kundërt nga mënyra se si personi është ulur, mendja e tyre është diku tjetër. Ky detaj gjithashtu mund t’ju tregojë nëse jeni të mirëpritur apojo për t’ju bashkuar një bisede.

– “Efekti Benjamin Franklin”

Ky efekt psikologjik, quhet i tillë, pasi ishte Benjamin Franklin ai që vuri re se nëse i bën dikujt një nder, ti fillon ta pëlqesh atë person. Pse ndodh kështu? Truri ynë lufton kundër situatave ku ajo çfarë mendojmë nuk përputhet me veprimet tona, prandaj kur bëjmë diçka të këndshme për dikë, truri juaj do të vendosë që personi të cilit ndihmuat është në fakt më i/e mirë se ç’keni menduar.

– “Më shumë pyetje ju bëjnë më të pëlqyeshëm”

Karizma nuk është një dhuratë misterioze e natyrës. Gjithë çfarë duhet të bëni për të qenë i/e tillë është të bëni më shumë pyetje. Në një intervistë pune drejtojini sa më shumë pyetje intervistueit dhe lëreni atë të flasë për veten. Dëgjoni vërtet se ç’kanë për të thënë dhe në fund ata do të largohen nga intervista me një ndjesi pozitive dhe do mendojnë se intervista shkoi mirë. Këtë e mbështesin edhe kërkimet e fundi.

– “Shiko një, bëj një, mëso një”

Kjo është një tjetër teknikë psikologjike, për të përvetësuar më mirë një aftësi. Gjatë këtij procesi ji i vëmendshëm dhe shiko çdo detaj, më pas përpiqu ta bësh vetë atë detyrë dhe në fund përpiqu t’ja mësosh dikujt tjetër.

– “Efekti i derës në fytyrë”

Në disa situata, është mirë të bëni një kërkesë jorealiste. Pala tjetër do t’ju thotë jo (dhe do të ndjehet keq për këtë). Në këtë mënyrë, kur të bëni kërkesën tuaj të vërtetë, do ndjehet i/e detyruar të thotë po.

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

3 hours ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

3 hours ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

3 hours ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

3 hours ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

3 hours ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

3 hours ago