Categories: Uncategorized

Hëna rozë, pamje për të mos u humbur (FOTO LAJM)

Evropianët kanë shijuar hënën rozë anembanë kontinentit, në një nga shfaqjet më të veçnta që sateliti i Tokës mund të dhurojë. Horizonti i botës shndriti të martën mbrëma deri mëngjesin e së mërkurës nga drita e hënës më të plotë të vitit.

E ashtuquajtura superhëna, një fenomen qiellor kur orbita e hënës ndodhet shumë afër Tokës, ndriçoi fillimisht horizontin e Azisë, ku spektatorë dhe astronomë prisnin më kërshëri ta soditnin.

“Është gjë e mirë që po shfaqet superhëna me këtë situatë pandemie në Kinë, që sa vjen e përmirësohet. Jam e lumtur.”

“Për Pekinin është e rrallë të ketë hënë kaq rrumbullake. Është hera e parë që e shoh,” shprehen disa banorë të Pekinit.

Superhëna shkëlqeu edhe në Shqipëri dhe në vendet e Europës, në qiellin e trazuar të Athinës, mes grataçelave të Shkupit, në sfondin e katedrales më të madhe të Zagrebit në Kroaci, në Paris, në minaretë e Stambollit apo në urën e Londrës.

“Më ndihmoi vërtet të heq stresin sepse mbyllja gjithë ditën në shtëpi nga pandemia nuk të lejon të zbrazësh energjinë. Ngjita 11 kate për ta parë dhe ia vlejti,” tregon një banor i Karakasit në Venezuelë, teksa hëna shndriti qiejt e Amerikës Latine por edhe asaj Veriore, në Nju-Jork.

Hëna e plotë e këtij viti, e njohur ndryshe edhe si hëna “rozë” për shkak të luleve që zakonisht dalin në këtë kohë, mendohet se është nga më të mëdhatë që nga viti 1948, dhe në të tilla përmasa pritet të shfaqet vetëm në vitin 2034.

të fundit

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…

1 hour ago

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…

1 hour ago

NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit

NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…

2 hours ago

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…

2 hours ago

Rusia do të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës

Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…

2 hours ago

Shpërthim tritoli në një banesë në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte ish-banori i BBV-së, Jozefin Marku

Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…

3 hours ago