Categories: Uncategorized

Hap restorantin pas pandemisë, klienti bujar i lë bakshish 1,300$

Dritat ishin ndezur dhe tavolinat ishin vendosur jashtë në Frog & The Bull të premten, pasi restoranti në Austin, Texas, mirëpriti përsëri klientët .

Ajo ishte një ditë e paharrueshme për pronarin David Fernandez, i cili për javë me radhë mezi priste të rihapte restorantin pas izolimit disa javor për shkak të koronavirusit, shkruan CNN.

Por dhurata e një klienti e bëri rihapjen e restorantit edhe më të veçantë për Fernandez dhe punonjësit e tij.

Një burrë dhe familja e tij, të cilët kishin darkuar në këtë restorant edhe më parë, të premten shkuan përsëri.

Pasi morën faturën në fund dhe duhet të paguanin kamarieri u habit kur veç faturës klienti kishte lënë 1,300 dollarë bakshish, 300$ për kamarierin dhe 1000$ për restorantin.

“Unë u habita kaq shumë sepse nuk e kuptova pse ai më la kaq bakshish ,” tha kamarieri për CNN.

“Por klienti bujar tha se ai ishte jashtëzakonisht mirënjohës që ata hapën restorantin në këtë kohë dhë po rrezikojnë vetën për ti shërbyer klientëve.”

“Nuk di çfarë të them,” tha Fernandez për CNN. “Ishte gjest jashtëzakonisht bujar dhe jam kaq i lumtur”.

Si shumica e industrisë së restoranteve në SH.B.A. , restoranti u godit rëndë për shkak të krizës së koronavirusit, dhe Fernandez duhej të pushonte nga puna pjesën më të madhe të punonjësve të tij.

Stafi u përpoq ta mbante restorantin duke vazhduar punën me shërbimin delivery.

Por pavarësisht kësaj humbjet ishin të mëdha dhe ai nuk mund të paguante dot as punonjësit.

Kështu që kur u dha lajmërimi se mund të rihapnim restorantet u gëzova pa masë.

Paratë shtesë nga klienti bujar do të ndihmojnë restorantin të rikthehet në rrugën e duhur me faturat që duhen paguar, tha Fernandez.

Ndërsa ai nuk di ndonjë detaj tjetër në lidhje me klientin, Fernandez tha se do të sigurojë që klienti të ketë gjithë kujdesin e duhur sa here të vijë në restorant.

të fundit

Taksia përplas motorin në Vlorë, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…

18 minutes ago

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

46 minutes ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…

1 hour ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

2 hours ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

2 hours ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

2 hours ago