Categories: Uncategorized

Gripi spanjoll infektoi 500 milionë njerëz, çfarë duhet të mësojmë nga e kaluara

Ndonjëherë paralelet midis kësaj pandemie dhe atyre të mëparshme janë jo fort të çuditshme.

Më parë, u tha se hidroksiklorinë, një ilaç kundër malarjes mund të trajtojë pacientët me Covid-19. Spitale në botë, Donald Trump, presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, shprehën entuziazëm, aq sa njerëzit u detyruan të shkelnin rregullat e distancës sociale për ta blerë ilaçin, i cili në disa raste ka shkaktuar edhe helmim.

Të lidhura

None found

Vrapimi për të blerë hidroksiklorinën nisi pasi një spital në Marsejë u shpreh se kishte dhënë rezultat. Pavarësisht se rezultatet mund të jenë premtuese, nuk ka asnjë provë të sigurt që ilaçi funksionon dhe nëse po, në cilat raste dhe në ç’sasi.

Në vitin 1918, në mesin e pandemisë më të keqe të gripit në histori, mjekët në të gjithë botën flisnin për kininën, një ilaç kundër malarjes, edhe pse nuk kishte dhënë asnjë provë që luftonte gripin.

Shën.red. Gripi spanjoll i vitit 1918 qe një pandemi e jashtëzakonshme vdekjeprurëse, që zgjati nga janari i 1918-s deri në dhjetor të 1920 dhe infektoi 500 milionë njerëz – rreth një e katërta e popullsisë së botës asokohe.

Situata është e tillë ku kriza për të gjetur diçka funksionale është e madhe. Nuk janë vetëm politikanët ata që ndërmarrin veprime jo etike, por edhe mjekët dhe shkencëtarët. Në një situatë ideale, shkencëtarët do të jepnin fakte dhe politikanët do të merrnin vendime. Por ne nuk jetojmë në një botë ideale dhe ndarja e punës në këtë kohë është një iluzion.

Filozofi David Kinney është shprehur se shkencëtarët rrallë i kanë të gjitha faktet gjatë një situate si kjo e pandemisë. Gjëja më e mirë që ata mund të ofrojnë është një gamë e gjerë rezultatesh të mundshme shoqëruar me probabilitetin.

Shkencëtarët kanë dalë nga zona e rehatisë dhe janë detyruar që të flasin për rezultate të pabazuara nëpër prova. Kjo është arsyeja pse kundërshtojnë njëri tjetrin, njësoj si në 1918-n. “Kjo është çmenduri,” tha një shkencëtar së fundmi në lidhje me trajtimin në spitalin e Marsejës.

Didier Raoult, mjeku që po drejton studimin në Marsejë, u shpreh se për momentin nuk ka të tjera forma studimi. Raoult është një nga shkencëtarët më të cituar në botë në fushën e tij. Ai theksoi se e di që trajtimi nuk është i bazuar në prova, por është i bindur që do të funksionojë.

Edhe mundet. Sidoqoftë, Arthur Neësholme, zyrtari kryesor mjekësor i bordit të qeverisjes vendore të Mbretërisë së Bashkuar, mori një vendim të ngjashëm në 1918-n dhe rezultoi që vendimi ishte i gabuar.

“Politikanët gjykohen nga historia,” tha Raoult. “Unë do të gjykohem nga pacientët e mi”. Ky mund të jetë gabimi i tij dhe i shumë të tjerëve. Por nëse shkencëtarët do t’i dinin të gjitha përgjigjet, nuk do të ishim këtu ku jemi.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

5 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

5 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

6 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

6 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

6 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

6 hours ago