Categories: Uncategorized

Gjurmë të ADN-së, zbulohen në kafkën e fosilizuar të dinozaurit

Një studim i ri tronditës sugjeron që studiuesit kanë gjetur gjurmë të ADN-së brenda një kafkë të fosilizuar të një dinozauri.

Studimi, i botuar në revistën “National Science Review”, pretendon se gjurmët e qelizave të kërcit, kromozomet dhe ADN-ja u ruajtën në një dinozaur 75 milionë vjeçar, i njohur si Hypacrosaurus. Dy qeliza të kërcit u gjetën të lidhura së bashku dhe materiali që ngjason me një bërthamë qelizore u gjet gjithashtu.

“Unë nuk mund ta besoja, zemra ime pothuajse pushoi së rrahuri”, tha autorja kryesore e studimit, Alida Bailleul.

Studiuesit thanë se gjetën “matricën organike që rrethon qelizat e kërcit të fosilizuar që iu përgjigjen antitrupave të Kolagjenit II”, të përshkruar si “proteina mbizotëruese të kërcit në të gjithë vertebrorët”.

“Ky test imunologjik mbështet praninë e mbetjeve të proteinave origjinale të kërcit në këtë din ozaur,” shtoi bashkautorja e studimit, Mary Schweitzer.

“Ruajtja e kromozomeve është e jashtëzakonshme dhe është raportuar vetëm një herë më parë në vitin 2014 në një bimë me fosile”, tha Bailleul për Fox News.

“Lloji i tillë i ruajtjes qelizore është i jashtëzakonshëm. Ne bëmë teste kimike që lidhen me ADN-në dhe dolën pozitive. Ato ishin brenda qelizave të izoluara të dinozaurit, saktësisht aty ku duhet të jenë bërthamat dhe kromozomet. Ende nuk e dimë se sa ADN-ja e dinozaurit është e ruajtur mirë. Nuk ka asgjë që sugjeron se bëhet fjalë për një kontaminim, por ka të ngjarë të jetë mbetje e ADN-së e dinozaurit”.

Deri më tani, mostra më e vjetër e ADN-së e gjetur ka qenë nga një kalë 700.000-vjeçar në vitin 2015, dhe mostra më e vjetër e proteinave e zbuluar deri tani është nga një vezë struci 3.8 milionë vjeç.

Materiali organik ende nuk mund të nxirret, kështu që nuk mund të renditet. Mund t ë jetë gjithashtu që materiali është në fragmente minuskulë ose të mbështjella, duke penguar çdo eksplorim të mëtejshëm të tij, shkruan National Geographic.

Dinozaurët u zhdukën 65 milionë vjet më parë nga një asteroid që goditi Tokën, duke shkatërruar 75 për qind të të gjitha specieve në planet.

Asteroidi, sipas shkencëtarëve, kishte fuqinë e 60 miliardë bombave atomike.

të fundit

Zbulohet shkaku i vrasjes së Altin Arapajt në Greqi, në pranga autori dhe dy të tjerë

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapaj, i cili u ekzekutua me armë zjarri në…

16 minutes ago

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: Janë regjistruar gjithsej 107 kallëzime, u arrestuan 7 persona

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat penale…

29 minutes ago

Rama: Më ka zënë belaja me kolegët, më pyesin si i more 4 mandate? Ndoshta fitoj sepse s’jam një socialist i mirë

Në një intervistë me Richard Attias, kryeministri Edi Rama, një prej organizatorëve të Forumit Ndërkombëtar FII që u mbajt në…

40 minutes ago

Zbardhen bisedat mes Orges Mollës dhe Sueld Elezit: 500 euro do shoferi në javë s’ka pazar tjetër, si lëvizeshin ngarkesat me…

Në dosjen e SPAK janë zbardhur përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit, të cilët komunikojnë lidhur me një sasi…

1 hour ago

Aksident në Fier/ Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake, plagosen 6 persona

Mëngjesin e sotëm, një aksident automobilistik është regjistruar në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit”, në Fier. Sipas informacioneve…

2 hours ago

Edi Rama: Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia, Shqipëria një “Itali e re”

Menjëherë pas përfundimit së Samitit të KPE, u zhvillua në Tiranë, Forumi Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që…

2 hours ago